Prishtina do të jetë qendra e pingpongut ndërkombëtar, për më shumë se një javë, me garat prestigjioze që kanë nisur sot në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Nga sot e deri më 25 maj mbahet “WTT Youth Contender Prishtina 2026”, ndërsa prej 27-31 maj “WTT Feeder Prishtina 2026”.
TË REKOMANDUARA
Ndërkohë, rreth 600 pjesëmarrës nga 46 vende të botës do t’i mirëpresë Prishtina, të cilët do të garojnë në ditët në vijim.
KOK-ja ka përgëzuar FPPK-në për organizimin dhe njëherit iu ka uruar suksese garuesve.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























