Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Llavrov, janë takuar në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Bisedimet nisën pa deklarata hyrëse për mediat dhe vazhduan me dyer të mbyllura. Lavrov dhe Rubio ishin takuar për herë të fundit saktësisht dy muaj më parë, më 22 korrik, në kuadër të takimeve të lidhura me ASEAN-in në Manila.
Pritej që bisedimet të trajtonin marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas takimit të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Pas takimit të tij dje me Trumpin, Zelenskyy tha se Ukraina ishte e gatshme për një armëpushim në sektorin energjetik.
“Ne jemi të gatshëm për një armëpushim në sektorin energjetik, nëse rusët nuk e sulmojnë infrastrukturën tonë energjetike”, tha ai.























