| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Nis viti i ri shkollor në Kosovë
Para pak ditësh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe ka përcaktuar shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës.
Nis viti i ri shkollor në Kosovë
Nis viti i ri shkollor në Kosovë. / AA

Mijëra nxënës në të gjithë Kosovën sot rikthehen në bankat shkollore, duke shënuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Pas përfundimit të pushimeve verore, nxënësit nga klasa e parë deri te niveli i arsimit të mesëm i rikthehen procesit mësimor në shkollat e vendit.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, mësimdhënësit dhe institucionet arsimore kanë përpara një vit tjetër akademik.

Para pak ditësh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe ka përcaktuar shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës.

Ministria u ka bërë thirrje edhe librarive të teksteve mësimore që të mos fillojnë shitjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga ministria.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë