Gjatë gjenocidit izraelit në Gaza, rritje rekord të turistëve izraelitë në Shqipëri
Shifrat zyrtare të INSTAT-it pasqyrojnë intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, pavarësisht gjenocidit të Izraelit në Gaza.
Gjatë periudhës së pandërprerë të gjenocidit izraelit në Gaza dhe teksa bota ka refuzuar turistët izraelitë në shenjë solidariteti me popullin palestinez, në Shqipëri ka pasur një rritje rekord vizitash.
Referuar shifrave zyrtare të INSTAT-it, vetëm në periudhën janar - gusht 2025, rritja e vizitave izraelite në vend është me 570.7 përqind, krahasuar me janar - gusht 2024, ose afro 39.000 shtetas më shumë.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave në Shqipëri, për 8-mujorin e parë të vitit 2024, numri i hyrjeve izraelite në Shqipëri, me qëllime profesionale, personale apo turistike, ka qenë 6.822, teksa për të njëjtën periudhë të këtij viti, 45.758 shtetas.
Shifrat zyrtare të INSTAT-it pasqyrojnë intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, pavarësisht gjenocidit të Izraelit në Gaza.
Prej 7 tetorit të viti 2023 Tirana dhe Tel Avivi zyrtar kanë nënshkruar marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi që nga fusha e turizmit, e deri te ajo e mbrojtjes.