| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kurti dhe Ulutas diskutojnë mbi sigurinë dhe koordinimin mes institucioneve dhe KFOR-it
Gjatë takimit “u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Kurti dhe Ulutas diskutojnë mbi sigurinë dhe koordinimin mes institucioneve dhe KFOR-it
Kurti dhe Ulutas diskutojnë mbi sigurinë dhe koordinimin mes institucioneve dhe KFOR-it

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme dhe koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.

“Gjatë tij u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Tutje bëhet e ditur se kryeministri Kurti e vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm me KFOR-in dhe theksoi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

Kryeministri falënderoi komandantin Ulutas për kontributin dhe për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e vendit.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
KFOR-i: Do të mbajmë prani të fuqishme në veri të Kosovës
Tetë vatra zjarri aktive në Shqipëri, vijojnë operacionet
BE-ja kundër planeve të Serbisë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
Dhuka i përgjigjet homologut serb për Ibrin: Lumi rrjedh përpara, po ashtu edhe historia
Forcohet partneriteti në siguri dhe mbrojtje mes Shqipërisë dhe BE-së
Haxhiu dhe KFOR-i theksojnë rëndësinë e partneritetit Kosovë-ShBA në siguri
Turistët turq kryesojnë numrin e vizitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut në gjashtë muajt e parë
Transportuesit nga rajoni: Protesta nëse nuk zgjidhet problemi i qëndrimit në zonën Schengen
Shqipëria zgjeron plazhet publike me 67 për qind: 1689 parcela në dispozicion këtë verë
Rumania mund të mbyllë reaktorin bërthamor të "Cernavodës" pasi niveli i ujit në Danub ra ndjeshëm
Hoxha për debatin mbi Ibrin: Lumenjtë duhet të sjellin ujë, jo kërcënime
Gjykata siriane dënon në mungesë me vdekje ish-presidentin Bashar al-Assad
Shqipëria përballet me 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, pesë vatra mbeten aktive
Kryeministri Rama: Nuk kemi nevojë për një Shqipëri të Madhe për të qëndruar në krah të Kosovës
Situata me zjarret në Shqipëri, pesë vatra vijojnë aktive
Instituti Yunus Emre në Shkodër mirëpriti koncertin e Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor
Shqipëria reagon ndaj deklaratës së presidentit serb Vuçiq për rrjedhën e Ibrit
Kurti: Serbia po zgjeron kapacitetet ushtarake në funksion të synimeve hegjemoniste
Shqipëri, nga 27 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit, pesë vijojnë të jenë aktive
Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar ndaj deklaratës së Vuçiqit për rrjedhën e Ibrit