| albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Greqi, punëtorët dhe nëpunësit civilë hyjnë në grevë 24-orëshe për oraret e punës
Në kuadër të grevës punëtorët dhe nëpunësit civilë u mblodhën në qendër të Athinës.
Greqi, punëtorët dhe nëpunësit civilë hyjnë në grevë 24-orëshe për oraret e punës
Greqi, punëtorët dhe nëpunësit civilë hyjnë në grevë 24-orëshe për oraret e punës
14 Tetor 2025

Punëtorët dhe nëpunësit civilë në Greqi kanë nisur një grevë të përgjithshme 24-orëshe kundër një rregulloreje të re ligjore mbi orarin e punës që qeveria po përgatitet ta zbatojë, transmeton Anadolu.

Punëtorët dhe nëpunësit civilë po mbajnë një grevë 24-orëshe me kërkesë të Konfederatës së Sindikatave të Nëpunësve Civilë Grekë (ADEDY), Konfederatës së Sindikatave të Punëtorëve (GSEE) dhe Sindikatës së Punëtorëve (PAME) të lidhur me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE).

Për shkak të grevës është ndalur transporti detar, ndërsa në kryeqytetin Athinë automjetet e transportit publik kanë ndërmarrë veprim duke lënë punën dhe duke ofruar shërbim vetëm në orare të caktuara. Në kuadër të grevës punëtorët dhe nëpunësit civilë u mblodhën në qendër të Athinës.

Protestuesit marshuan drejt ndërtesës së parlamentit në Sheshin Syntagma për të protestuar kundër rregullores ligjore që ka planifikuar qeveria, e cila do të lejonte mundësinë një ditë pune 13-orëshe, 37 ditë në vit.

Duke kërkuar që dita aktuale e punës tetë-orëshe të mos rritet, protestuesit valëvitën flamuj palestinezë dhe brohoritën slogane si "Liri për Palestinën".

Sindikalistja palestineze Suzan Tayseer Salam gjithashtu iu drejtua protestuesve me një fjalim.

Salam deklaroi se rëndësia e solidaritetit global kuptohet shumë më qartë në Palestinën e pushtuar nga Izraeli, duke theksuar se "Ju sjell përshëndetje nga punëtorët palestinezë", ndërsa protestuesit u përgjigjën me brohoritjet "Liri për Palestinën".


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Kryediplomati gjerman: Shqipëria është plotësisht e vendosur për ta vijuar rrugën drejt integrimit n
Mali i Zi rikthen udhëtimin pa viza me Türkiyen
Siljanovska-Davkova: BE-ja të tregojë strategji të qartë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni e Veriut: Rivotimi për kryetar në 4 komuna caktohet për 11 janar
Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe
Rama takon në Hagë homologun e Holandës: Takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetit
Kosovë, punëtorët e RTK-së nisin grevën e paralajmëruar njëorëshe
Begaj: Hapja e grupkapitullit të fundit shënon moment kyç në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Hapen bisedimet e Shqipërisë me BE-në për grupkapitullin e fundit
Mbi 11 milionë turiste të huaj kanë vizituar Shqipërinë në 10 muaj
Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Grupkapitulli i fundit në kohë rekord
Tifozët kosovarë në Slloveni raportojnë vjedhjen e targave të automjeteve
Trajnim i përbashkët i Forcave ajrore Shqipëri–Kosovë, testojnë gatishmërinë operacionale
Protestë në Strasburg kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hetues turq mbërrijnë në Kroaci për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit
Qytetarët e Shkupit kërkojnë drejtësi për 63 viktimat e zjarrit në Koçan
Protestë në Tiranë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”, thirrje Begajt të mos e dekretojë
Nëna e djalit të vrarë për “Sarajevo Safari”: Çfarë përbindëshash vrasin njerëz për argëtim
Firmoset “Deklarata e Antalias” mes vendeve anëtare të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit
AKU-ja e Shqipërisë bllokon 50 tonë misër të importuar nga Serbia, gjendet prani aflatoksine