| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Pashinyan shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Armeni
Rezultatet e hershme tregojnë se partia “Civil Contract” kryeson me mbi 57 për qind të votave nga 110 qendra votimi të numëruara.
Pashinyan shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Armeni
Pashinyan shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Armeni

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të hënën herët në mëngjes, ndërsa numërimi i votave vazhdon në të gjithë vendin.

Duke folur për mediat, Pashinyan tha se partia e tij “Civil Contract” ka fituar zgjedhjet.

“U shpreh mirënjohjen time të gjithë kolegëve në parti. Kemi punuar ditë e natë, dhe kjo është një fitore historike. Kjo fitore i takon popullit armen”, tha ai.

Sipas rezultateve të para nga 110 prej 2.005 qendrave të votimit, “Civil Contract” ka siguruar 57,14 për qind të votave, raportoi agjencia shtetërore Armenpress, duke u bazuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Strong Armenia”, e udhëhequr nga miliarderi Samvel Karapetyan, renditet e dyta me 21,4 për qind ndërsa “Armenia Alliance” e ish-presidentit Robert Kocharyan ka marrë 8,2 për qind.

Pashinyan deklaroi se qeveria e tij do të vazhdojë politikën e afrimit me Evropën, duke ruajtur njëkohësisht marrëdhëniet me Rusinë.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë anëtarësimin në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona me Rusinë”, shtoi ai.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vend janë të regjistruar 2.485,.232 votues.

Në garë ishin 18 lista kandidatësh për parlamentin me 101 ulëse, ndërsa votimi është përfunduar dhe numërimi po vazhdon.

Sondazhet para zgjedhjeve kishin parashikuar se “Civil Contract” do të dilte e para, por mbetet e paqartë nëse Pashinyan do të sigurojë shumicë të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm dhe për të çuar përpara ndryshime kushtetuese të mundshme për një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë