Një delegacion i lartë sirian mbërrin në Moskë për bisedime me zyrtarë rusë
Delegacioni përfshin ministrin e Jashtëm, Asaad al-Shaibani, ministrin e Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra dhe zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës.
Një delegacion i lartë sirian mbërrin në Moskë për bisedime me zyrtarë rusë / AA
Një delegacion sirian inivelit të lartë mbërriti në Moskë të martën për të zhvilluar bisedime me zyrtarë rusë, sipas mediave lokale.
Agjencia Arabe e Lajmeve Siriane (SANA), duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, tha se delegacioni përfshin ministrin e Jashtëm, Asaad al-Shaibani, ministrin e Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra dhe zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës.
Agjencia nuk dha detaje rreth përmbajtjes së bisedimeve të delegacionit me zyrtarët rusë.