| Albanian
LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Arabia Saudite dhe Kanadaja diskutojnë për bashkëpunimin ushtarak dhe stabilitetin rajonal
Dy ministrat e Mbrojtjes shqyrtuan marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Kanadasë, si dhe diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorët ushtarak dhe të mbrojtjes
Arabia Saudite dhe Kanadaja diskutojnë për bashkëpunimin ushtarak dhe stabilitetin rajonal
Arabia Saudite dhe Kanadaja diskutojnë për bashkëpunimin ushtarak dhe stabilitetin rajonal

Ministri saudit i Mbrojtjes, Khalid bin Salman dhe homologu i tij kanadez, David McGuinty, kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurinë rajonale gjatë bisedimeve të zhvilluara në Arabinë Saudite.

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite njoftoi se ministrat Bin Salman dhe McGuinty u takuan në qytetin Xheda, në bregun e Detit të Kuq.

Dy ministrat shqyrtuan marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Kanadasë, si dhe diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorët ushtarak dhe të mbrojtjes.

Më tej, thuhet se ata gjithashtu shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe përpjekjet për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Më heret dje, Arabia Saudite dhe Kanadaja ranë dakord të krijojnë një këshill të përbashkët koordinimi, i cili do të shërbejë si platformë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe. Marrëveshja ishte njëra nga tre memorandumet e mirëkuptimit të shkëmbyera gjatë vizitës së parë të një kryeministri kanadez në mbretëri pas 26 vitesh.

Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit, marrëveshjet erdhën pas bisedimeve mes Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe kryeministrit kanadez, Mark Carney, në Pallatin Al-Salam në Xheda.

BURIMI:TRT Balkan, TRT Balkan dhe Agjencitë