| Albanian
POLITIKË
1 minuta leximi
Maqedonia e Veriut zhvillon zgjedhjet lokale, mbi 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote
Në këtë proces zgjedhor marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe qytetarësh, përfshirë edhe kandidatura të pavarura.
Maqedonia e Veriut zhvillon zgjedhjet lokale, mbi 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote
Maqedonia e Veriut zhvillon zgjedhjet lokale, mbi 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote / AA

Në orën 07:00 të mëngjesit, me kohën lokale, në Maqedoninë e Veriut janë hapur vendvotimet për zgjedhjet lokale, në të cilat të drejtë vote kanë gjithsej 1.832.415 qytetarë. Prej tyre, 1.717.803 janë votues rezidentë në vend, ndërsa rreth 112 mijë janë të regjistruar në Listën e veçantë zgjedhore të shtetasve që jetojnë jashtë vendit.

Gjatë ditës pritet të votohet në 3.474 vendvotime për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe 576 lista për këshillat komunalë, që përfshijnë gjithsej 10.490 kandidatë.

Në këtë proces zgjedhor marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe qytetarësh, përfshirë edhe kandidatura të pavarura. Gara më e ashpër pritet të zhvillohet në Qytetin e Shkupit, ku janë paraqitur 16 kandidatë për kryetar komune.

Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, pas së cilës pritet të fillojë numërimi i votave dhe publikimi i rezultateve të para.

Eksploro
Sanchez: Nuk ka prova të forta se Maroku orkestroi krizën e migracionit në Ceuta
Gjermania e quan "të pajustifikueshme" vendimin e Rusisë për mbylljen e Institutit Goethe
Shefi i NATO-s: Rusia po bëhet "gjithnjë e më e pamatur"
Disa vende të BE-së propozojnë "manualin" për ta kufizuar përdorimin e vetos në politikën e jashtme
Hoxha: Shqipëria e Sllovenia ndajnë bindjen se zgjerimi i BE-së është një proces i bazuar në meritë
Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait fillon në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek
Trump njofton kundërpërgjigje ndaj Iranit pas sulmeve ndaj bazave amerikane në Jordani dhe EBA
Trump: Iranit nuk duhet t'i lejohet kurrë të sigurojë armë bërthamore
Islanda refuzon rifillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE në referendum
Nesër në Istanbul takimi i parë i komitetit në kuadër të Paktit të Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës
Islanda në referendum për rifillimin e negociatave për anëtarësim në BE
Ligjvënësja amerikane kërkon embargo armësh ndaj Izraelit
Ish-ambasadori i ShBA-së: Türkiye nuk ka "vlerë politike" në nxitjen e armiqësisë me Izraelin
Trump: Miliona fuçi naftë po kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit
Costa: BE-ja duhet të investojë më shumë në mbrojtje dhe siguri
NATO-ja përsërit thirrjen për një Evropë dhe Kanada më të fortë brenda aleancës
Rusia e paralajmëron Londrën për pasoja, pas përdorimit të raketave britanike në Ukrainë
Costa: BE-ja duhet të dakordësohet për buxhetin afatgjatë për ta shmangur ndërprerjen e financimit
Trump mohon se vizita e kreut të CIA-s në Moskë kishte të bënte me kërcënime të mundshme ruse
Netanyahu zotohet t'i zgjerojë vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar