Kosova pranon donacion në vlerë prej tre milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se ky donacion erdhi përmes programit "Enable and Enhance" me qëllim të mbështetjes së zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve të FSK-së.

By
Kosova pranon donacion në vlerë prej tre milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë / User Upload

Republika e Kosovës, përkatësisht Ministria e Mbrojtjes, ka pranuar donacion në vlerë prej tre milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se ky donacion erdhi përmes programit "Enable and Enhance" me qëllim të mbështetjes së zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

"Sot, Ministria e Mbrojtjes ka pranuar një donacion në vlerë prej tre milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, i dedikuar për realizimin e pesë projekteve konkrete, me fokus në plotësimin e flotës së transportit ushtarak si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore", tha Maqedonci.

Ai bëri të ditur se ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili e zyrtarizoi këtë donacion.

Maqedonci njoftoi po ashtu se me ambasadorin gjerman diskutuan edhe për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.