Kosova mposht Slloveninë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026

Kosova siguroi futjen në fazën “play-off” duke shënuar fitore me rezultat 0 me 2 si mysafire kundër Sllovenisë.

By
Kosova mposht Slloveninë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 / AA

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka siguruar fazën "play-off" duke shënuar fitore me rezultat 0 me 2 si mysafire kundër Sllovenisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Botërorin 2026.

Golin e parë për Kosovën e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 6-të, duke e çuar në epërsi 0 me 1 kombëtaren e tij, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Sllovenia luajti me një lojtar më pak nga minuta e 47-të pasi mbrojtësi Petar Stojanoviq u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë brenda pak minutash.

Në pjesën e dytë Kosova fitoi epërsi me rezultat 0 me 2 nga autogoli i mbrojtësit slloven Zhan Karniçnik në minutën e 64-të.

Pas kësaj ndeshjeje, Kosova në Grupin B vazhdon të mbetet e dyta me 10 pikë, pas Zvicrës që ka 13 pikë. Në vendin e tretë është Sllovenia me 3 pikë dhe Suedia është e fundit me 1 pikë.

Më 18 nëntor, Kosova ndeshjen e fundit të kësaj faze e luan kundër Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.