| Albanian
BOTA
3 minuta leximi
Putin akuzon Evropën për bllokim të përpjekjeve për paqe në Ukrainë
"Ne nuk do tа luftojmë Evropën. E kam thënë këtë 100 herë. Por, nëse Evropa papritmas dëshiron të na luftojë dhe fillon, ne jemi gati tani. Nuk mund të ketë dyshim për këtë", theksoi Putin.
Putin akuzon Evropën për bllokim të përpjekjeve për paqe në Ukrainë
Putin akuzon Evropën për bllokim të përpjekjeve për paqe në Ukrainë / AA

Presidenti rus, Vлladimir Putin, ka deklaruar se Moska është “e gatshme” të përgjigjet menjëherë nëse Evropa do të nisë armiqësi, si dhe ka akuzuar vendet evropiane për pengimin e përpjekjeve të udhëhequra nga ShBA-ja për të arritur një zgjidhje në Ukrainë dhe për paraqitjen e propozimeve që ai i quajti "të papranueshme" për Rusinë.

"Ne nuk do të luftojmë Evropën. E kam thënë këtë 100 herë. Por, nëse Evropa papritmas dëshiron të na luftojë dhe fillon, ne jemi gati tani. Nuk mund të ketë dyshim për këtë", theksoi Putin.

Siç citohet nga agjencia e lajmeve Tass, Putin pretendoi se qeveritë evropiane e kanë "përjashtuar veten" nga negociatat e Ukrainës dhe tani po përpiqen të minojnë diplomacinë e vazhdueshme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me Kievin dhe Moskën.

“(Vendet evropiane) janë larguar nga ky proces, fillimisht. Së dyti, duke parë se nuk u pëlqejnë rezultatet e sotme, ato kanë filluar të pengojnë si administratën aktuale amerikane ashtu edhe presidentin Trump nga arritja e paqes përmes negociatave”, tha Putin.

Putin këmbënguli se përpjekjet evropiane për t’i ndryshuar idetë amerikane për paqe synojnë të prishin procesin më të gjerë.

“Të gjitha këto ndryshime synojnë vetëm një gjë, të bllokojnë të gjithë procesin e paqes, të paraqesin kërkesa që janë absolutisht të papranueshme për Rusinë dhe ata e kuptojnë këtë”, theksoi Putin, duke shtuar se Evropa po përpiqet t’ia hedhë fajin për çdo kolaps Moskës.

Ai shtoi se qeveritë evropiane janë të mërzitura që janë lënë jashtë diplomacisë, por theksoi se “askush nuk i përjashtoi ato, ata e përjashtuan veten”.

Putin tha gjithashtu se Rusia do t’u lejonte evropianëve të ribashkohen në bisedime nëse ata “marrin parasysh realitetet në terren”.

Lidhur me sigurinë detare, Putin akuzoi Ukrainën për “pirateri” pas sulmeve të raportuara me dronë ndaj anijeve cisternë në Detin e Zi.

“Sulmet ndaj cisternave, as në ujëra neutrale, por në zonën e posaçme ekonomike të një shteti tjetër, një shteti të tretë, janë pirateri”, tha ai, duke shtuar se Rusia do të zgjerojë sulmet ndaj porteve dhe anijeve ukrainase që hyjnë në to në përgjigje të sulmit të supozuar ndaj cisternës.

Agjencia e Transportit Lumor dhe Detar të Rusisë më herët gjatë ditës pretendoi se cisterna MIDVOLGA-2 u godit nga një mjet ajror pa pilot rreth orës 8 të mëngjesit me kohën lokale teksa lundronte në Detin e Zi.

Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se Kievi “nuk ka të bëjë fare” me një sulm të raportuar me dron ndaj një cisterne ruse në Detin e Zi, duke hedhur poshtë akuzat e Moskës dhe duke vënë në pikëpyetje logjikën e rrugës së supozuar të anijes.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Japonia pret cisternën e parë të naftës pas kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit
Media amerikane: I dyshuari për sulmin në xhaminë në San Diego kishte admirim për nazistët
Shpërthimi në minierë në Kinë lë mbi 80 punëtorë të vdekur
BE-ja pezullon për një vit tarifat doganore për plehrat kimike
OKB-ja aktivizon fond emergjent prej 60 milionë dollarësh për parandalimin e përhapjes së Ebolës
Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi mes shtatorit dhe nëntorit 2026
Rubio: “Pak përparim” është bërë për Iranin dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit
Zyrtari i Nju Jorkut, Levin: Inteligjenca artificiale mund të rrezikojë mijëra vende pune këtë vit
Trumpi mbështet projektligjin për ta bërë të përhershme orën verore në ShBA
Arabia Saudite përdor dronë dhe inteligjencë artificiale për të rritur sigurinë gjatë Haxhit 2026
ShBA-ja pezullon shitjen e armëve prej  miliarda dollarësh në Tajvan për shkak të luftës me Iranin
Macroni mbështet shfuqizimin e ligjeve koloniale franceze për skllavërinë
BE-ja përshpejton hulumtimet për vaksinat kundër hantavirusit
Aktivistët e flotiljes humanitare Sumud mbërrijnë në Istanbul pas arrestimit nga Izraeli
Kryqi i Kuq nis mobilizimin e 35 milionë dollarëve për të frenuar përhapjen e Ebolës në RD të Kongos
Putin dhe Lukashenko mbikëqyrin stërvitjen e përbashkët bërthamore ruso-bjelloruse
Shefi i NATO-s: Disa aleatë nuk po kontribuojnë mjaftueshëm për mbështetjen ndaj Ukrainës
Aktivistët e flotiljes së Gazës, të ndaluar në mënyrë të paligjshme, po transportohen drejt Türkiyes
Grupi për të drejtat: Aktivistët e flotiljes së Gazës lirohen nga ndalimi izraelit para deportimit
Presidenti i Kolumbisë, Petro e krahason ministrin izraelit Ben-Gvir me një nazist