| Albanian
SPORT
2 minuta leximi
Skiatorja shqiptare mbyll perfomarcën në Milano Cortina 2026 në vendin e 16-të
“Më gëzon fakti që ka kaq shumë njerëz që më mbështesin. Jam e lumtur që sporti i skive po bëhet gjithnjë e më popullor në Shqipëri”, u shpreh Lara.
Skiatorja shqiptare mbyll perfomarcën në Milano Cortina 2026 në vendin e 16-të
Skiatorja shqiptare mbyll perfomarcën në Milano Cortina 2026 në vendin e 16-të / ATA
15 orë më parë

Skiatorja shqiptare Lara Colturi garën e slalomit në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 e mbylli në vendin e 16-të me kohën 2 minuta, 14 sekonda e 82 të qindtat.

19-vjeçarja italo-shqiptare zhvilloi një lëshim të parë shumë të mirë, duke regjistruar një nga kohët më të shpejta deri në atë moment, por në lëshimin e dytë gaboi në disa porta, duke humbur sekonda të vlefshme që ndikuan në renditjen përfundimtare. Ajo mbeti 1.32 sekonda pas vendit të parë, i cili u sigurua nga italiania Federica Brignone me kohën 2:13.50, duke i dhënë Italisë medaljen e dytë të artë personale në këto Lojëra.

Gara në disiplinën e slalomit gjigant rezultoi tejet e ngushtë në diferenca kohore. 

Pas garës, Colturi u shpreh për TVSh-në, se kishte realizuar një lëshim të parë shumë të mirë, por nuk arriti të ruante të njëjtin ritëm në të dytin. “Është e vërtetë që bëra një lëshim të parë fantastik dhe këtë nuk e kuptova derisa arrita në fund të pistës. Nuk bëra mirë në lëshimin e dytë dhe ende nuk e di nëse ishte faji i pistës apo i skive. Megjithatë, ndihem shumë mirë mendërisht dhe shpresoj të jap më të mirën time në garën e ardhshme në disiplinën slalom”, tha ajo.

Colturi theksoi se ndihet e lumtur për pjesëmarrjen në Olimpiadë dhe për mbështetjen që po merr. “Më gëzon fakti që ka kaq shumë njerëz që më mbështesin. Jam e lumtur që sporti i skive po bëhet gjithnjë e më popullor në Shqipëri”, u shpreh ajo.