| Albanian
POLITIKË
2 minuta leximi
Protesta në Nju Jork për arrestimin e studentit palestinez Mahmoud Khalil
Arrestimi i studentit të Universitetit të Kolumbisë, Mahmoud Khalil, ka ngjallur zemërim në mesin e kolegëve të tij, komunitetit akademik dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.
00:00
Protesta në Nju Jork për arrestimin e studentit palestinez Mahmoud Khalil
Protesta në Nju Jork për arrestimin e studentit palestinez Mahmoud Khalil / AA
11 Mars 2025

Qindra demonstrues marshuan nëpër rrugët e Lower Manhattan në Nju Jork për të protestuar kundër ndalimit të studentit dhe aktivistit palestinez Mahmoud Khalil nga Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).

Arrestimi i studentit të Universitetit të Kolumbisë, Mahmoud Khalil, ka ngjallur zemërim në mesin e kolegëve të tij, komunitetit akademik dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Në takimin në Nju Jork mori pjesë edhe shkencëtari dhe aktivisti i njohur amerikan Norman Finkelstein, i cili me praninë e tij mbështeti protestuesit. Turma mbante flamuj palestinezë dhe pankarta me mesazhe si "Nazistët jashtë", "Lironi Mahmud Khalilin, duart larg studentëve tanë", "Liri për Mahmudin, lirinë e fjalës" dhe "Ju nuk mund të fshihni gjenocidin".

Protesta në Nju Jork është pjesë e një vale më të gjerë solidariteti me Khalilin, i cili shihet si viktimë e represionit të aktivistëve pro-palestinezë në Shtetet e Bashkuara. Mbështetësit e tij kërkojnë lirimin e menjëhershëm dhe shpjegimin e arsyeve të ndalimit të tij.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka konfirmuar ndalimin e Mahmoud Khalil, i cili pretendon se është "i lidhur me Hamasin".

“Më 9 mars 2025, në përputhje me urdhrat ekzekutivë të presidentit Trump për ndalimin e antisemitizmit, dhe në koordinim me Ministrinë e Çështjeve të Jashtme, Shërbimi Imigracionit dhe Doganave të SHBA ka arrestuar Mahmoud Khalilin, i diplomuar në Universitetin Columbia. Khalili ka udhëhequr aktivitete të lidhura me Hamasin, një organizatë të shpallur si terroriste. ICE dhe Departamenti i Shtetit janë të përkushtuar në zbatimin e urdhrave ekzekutivë të presidentit Trump dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare të SHBA”, njoftoi në platformën X, departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare.