Presidenti amerikan, Donald Trump, akuzoi të enjten Iranin se po përpiqet t'i rrisë çmimet globale të naftës përpara zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA.
“Irani po bën gjithçka që mundet për ta rritur çmimin e naftës përpara zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Ata madje po sajojnë sulme të rreme, mina dhe gjithçka tjetër, sepse aktualisht përmes Ngushticës së Hormuzit po transportohet më shumë naftë sesa përpara fillimit të konfliktit”, shtoi ai.
Trump i akuzoi autoritetet iraniane se po vazhdojnë të vrasin protestues dhe persona të tjerë që e kundërshtojnë qeverinë, duke pretenduar se 75 mijë protestues janë vrarë në më pak se shtatë muaj.
“Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, deklaroi ai.























