| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Një aeroplan i vogël u rrëzua në liqenin e Mavrovës
Sipas Sektorit për punë të Brendshme Tetovë, ngjarja është raportuar rreth orës 12:35, ndërsa nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues.
Një aeroplan i vogël u rrëzua në liqenin e Mavrovës
Një aeroplan i vogël u rrëzua në liqenin e Mavrovës / QMK
12 Dhjetor 2025

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së sotme. Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se në avion kanë qenë dy persona.

“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK-ja te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Sektorit për punë të Brendshme Tetovë, ngjarja është raportuar rreth orës 12:35, ndërsa nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili e drejtonte mjetin fluturues. 

“Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë