| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
Shpërthimi i antraksit në Zambia vret 46 hipopotamë, 8 elefantë, 5 buaj dhe 1 krokodil
Sipas autoriteteve, 12 persona gjithashtu janë infektuar me sëmundjen pasi konsumuan mish nga kafshë të egra të ngordhura, ndërkohë autoritetet thanë se gjuetia në zonën e prekur duhet të pezullohet përkohësisht.
Shpërthimi i antraksit në Zambia vret 46 hipopotamë, 8 elefantë, 5 buaj dhe 1 krokodil
Shpërthimi i antraksit në Zambia vret 46 hipopotamë, 8 elefantë, 5 buaj dhe 1 krokodil/ AA

Një shpërthim i antraksit në veri të Zambias ka shkaktuar ngordhjen e 46 hipopotamëve, tetë elefantëve, pesë buajve dhe një krokodili, ndërsa 12 persona janë infektuar me sëmundjen pasi konsumuan mish nga kafshë të egra të ngordhura, të cilat rezultuan pozitive për antraks.

Koordinatori kombëtar i Njësisë për Menaxhimin dhe Zbutjen e Fatkeqësive, Norman Chipakupaku, tha se personat e infektuar janë duke u trajtuar, ndërsa qeveria ka dërguar një ekip shumësektorial në Rezervatin e Kafshëve të Egra Munyamadzi dhe në zonën e lumit në rrethit Mpika të provincës Muchinga për ta frenuar përhapjen e sëmundjes.

“Gjuetia në zonën e prekur duhet të pezullohet përkohësisht derisa mbikëqyrja të përcaktojë situatën e sëmundjes dhe rreziqet që lidhen me të. Çdo ngordhje e pashpjegueshme e kafshëve duhet t’u raportohet menjëherë autoriteteve përkatëse”, tha ai.

Chipakupaku tha se oficerët e policisë për mbrojtjen e kafshëve të egra dhe pikat e kontrollit do të përforcohen për t'i siguruar vendet ku ndodhen kafshët e ngordhura, për ta parandaluar zhvendosjen dhe konsumimin e tyre, si dhe për ta përmirësuar raportimin.

Ai gjithashtu i bëri thirrje publikut që të mos konsumojë mish nga kafshët që kanë ngordhur në mënyrë natyrale ose nga shkaqe të panjohura dhe të mos kenë kontakt me trupat e kafshëve të ngordhura.


Eksploro
Arabia Saudite mbyll naftësjellësin Lindje-Perëndim pas disa sulmeve
Kremlini: Rusia e hapur për bisedime trepalëshe me ShBA-në dhe Ukrainën
Mbetje trupore të karbonizuara gjenden në tragetin e djegur në Filipine, 84 persona të zhdukur
BE-ja thotë se përdorimi i aseteve të ngrira ruse për Ukrainën mbetet “në tavolinë”
Trafiku detar në Bab el-Mandeb bie ndjeshëm, vetëm 26 anije në ditë qarkullojnë
Putin: Perëndimi po përpiqet ta rifitojë lidershipin global "me çdo kusht"
Irani: Omani të hënën do të presë takim rajonal mbi transportin detar në Hormuz
Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar
Izraeli bombardon një shkollë dhe shkatërron tunele në jug të Libanit
Ushtria e Jemenit thotë se ka rrëzuar pesë dronë të grupit Huthi në veri të vendit
Modi-Putin: Dialogu dhe diplomacia janë rruga për zgjidhjen e konflikteve
IEA-ja: Furnizimi global me naftë bie me 1,6 milion fuçi në ditë në gusht
Vazhdojnë kërkimet për 84 të zhdukur pas zjarrit në tragetin në Filipine, pesë të vdekur
Prodhimi i naftës saudite bie në nivelin më të ulët që nga viti 1990 për shkak të luftës ShBA-Iran
Sondazh, partia Likud e Netanyahut ka pësuar "kolaps historik" para zgjedhjeve në Izrael
Tusk: Polonia shmangu një “kërcënim të drejtpërdrejtë” ndaj pikës kufitare
Kanadaja dhe Ukraina nënshkruajnë deklaratë për një partneritet 100-vjeçar
Ministri izraelit i Mbrojtjes përsërit kërcënimin për t'i sulmuar objektet energjetike të Iranit
Komisioni i BE-së planifikon zgjerim të kompetencave të Frontex-it
Jemeni formon një qendër komande pasi forcat e grupit Huthi shkelën vijat perëndimore të frontit