| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Kroacia miraton blerjen e 18 sistemeve raketore Chunmoo nga Koreja e Jugut
Blerja, me vlerë 544,1 milionë euro, përfshin sistemet lëshuese, municionet raketore dhe pajisjet shoqëruese. Dorëzimet do të realizohen nga viti 2026 deri në vitin 2029.
Kroacia miraton blerjen e 18 sistemeve raketore Chunmoo nga Koreja e Jugut
Kroacia miraton blerjen e 18 sistemeve raketore Chunmoo nga Koreja e Jugut

 Qeveria kroate miratoi të premten blerjen e 18 sistemeve raketore koreanojugore K239 Chunmoo, si pjesë e një pakete investimesh për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë. 

Blerja, me vlerë 544,1 milionë euro, përfshin sistemet lëshuese, municionet raketore dhe pajisjet shoqëruese. Dorëzimet do të realizohen nga viti 2026 deri në vitin 2029.

Sistemet Chunmoo do t'i zëvendësojnë sistemet e vjetruara SVLR Vulkan dhe SVLR GRAD BM-21, duke i mundësuar ushtrisë kryerjen e goditjeve të sakta ndaj objektivave në distanca përtej rrezes së artilerisë konvencionale me tyta dhe raketa.

Kryeministri Andrej Plenkoviq tha se ky është investimi më i rëndësishëm për ushtrinë që nga viti 1995.

“Pas Rafale, ky është një nga investimet më të mëdha dhe më të rëndësishme në modernizimin e Forcave të Armatosura Kroate që nga përfundimi i Luftës së Atdheut. Për herë të parë, po fitojmë aftësinë për të goditur shpejt dhe me saktësi objektiva në distanca shumë të gjata”, tha ai.

Sipas qeverisë, sistemi Chunmoo mund të përdorë dy lloje të ndryshme raketash të kalibrave të ndryshëm në të njëjtin sistem lëshues.

Procedura e prokurimit u zhvillua me kompaninë koreanojugore Hanwha Aerospace dhe kompaninë polake WB Electronics.

Hanwha Aerospace do t'i furnizojë sistemet lëshuese, municionet raketore dhe pajisjet shoqëruese. Ndërkaq, WB Electronics do ta sigurojë sistemin e komandës dhe kontrollit.

“Kroacia po investon në kapacitetet e saj mbrojtëse, jo për të kërcënuar ndokënd, por për të parandaluar çdo kërcënim, për ta garantuar sigurinë e qytetarëve, territorit dhe interesave kombëtare kroate dhe, në këtë mënyrë, për të kontribuuar në sigurinë dhe mbrojtjen kolektive të Evropës”, tha Plenkoviq.

Qeveria miratoi gjithashtu pajisje shtesë për avionët luftarakë shumërolësh Rafale të Kroacisë, me vlerë 112.224 milionë euro, përfshirë TVSh-në.

Pajisjet do t’i përmirësojnë avionët nga standardi F3R në F4 dhe përfshijnë detektorë raketash, si dhe sisteme për zbulimin, identifikimin dhe gjurmimin e objektivave në ajër, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Qeveria miratoi gjithashtu përmirësimin e sistemit të komunikimit luftarak të Forcave Ajrore, me një kosto prej 41,1 milionë eurosh, ndërsa puna është planifikuar të zhvillohet nga viti 2026 deri në vitin 2030.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Shqipëria vijon operacionet kundër zjarreve në disa zona
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet më 9 shtator
Mucunski viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial
Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor
Komisionerja e BE-së e anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i kriminelit të dënuar Mlladiq
KFOR-i Turk hap kënd lojërash për fëmijët në Kosovë
Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj 35 personave në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Ministri Hoxha: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit në BE
Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Ministri Hoxha takohet në Dublin me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
Serbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, pritet të mbërrijë sot në Beograd
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Kurti nuk heq dorë nga marrëveshja me LDK-në për Sejdiun president: Kemi 74 vota
Plenkoviq: Glorifikimi i Mlladiqit është i papranueshëm, Serbia largohet nga Evropa
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr në vitin 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen
Kosovë: Kreu i LDK-së kritikon gjashtë deputetë të partisë së tij për çështjen e presidentit