| Albanian
BOTA
1 minuta leximi
Katër persona humbin jetën në Itali nga të nxehtit ekstrem, 25 qytete mbeten në alarm të kuq
Reshje shiu dhe stuhi priten pasditen e së martës në disa pjesë të vendit.
Katër persona humbin jetën në Itali nga të nxehtit ekstrem, 25 qytete mbeten në alarm të kuq
Katër persona humbin jetën në Itali nga të nxehtit ekstrem, 25 qytete mbeten në alarm të kuq

Katër persona raportohet se kanë humbur jetën që nga e hëna për shkak të temperaturave të larta në Itali, ku 25 qytete mbetën në alarm të kuq të martën, sipas Sky TG24.

Që nga e hëna, raportohet se kanë ndërruar jetë një 86-vjeçar dhe një 74-vjeçare, të cilët ishin tashmë të shtruar në spital në Genova, një bojaxhi 64-vjeçar që po punonte në një hotel në Padova, si dhe një punëtor bujqësor maroken 55-vjeçar në Mantova.

Ndërsa temperaturat e larta vazhdojnë në të gjithë vendin, 25 qytete do të jenë në alarm të kuq të martën dhe të mërkurën.

Megjithatë, në disa pjesë të Italisë, moti i nxehtë nisi t’u lërë vend stuhive dhe reshjeve të shiut.

Në të gjithë Toskanën, moti i keq shkaktoi rrëzimin e shumë pemëve dhe solli ndërprerje në trafik.

Reshje shiu dhe stuhi priten më vonë gjatë ditës, veçanërisht në zonat e Alpeve dhe në zonat e brendshme të Italisë qendrore dhe jugore.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë