29 Tetor 2025
Kombëtarja e Türkiyes në futboll për femra ka mposhtur kombëtaren e Kosovës me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë të fazës “play-off” të Ligës B të Kombeve të UEFA-s në kategorinë e femrave.
Me këtë fitore, kombëtarja turke në futboll për femra është kualifikuar në Ligën B të Kombeve të UEFA-s.
Golashënuesit e Türkiyes ishin Melike Pekel (22’), Kader Hançar nga penalltia (29’) dhe Busem Seker (78’).
TË REKOMANDUARA
Kombëtarja turke dominoi ndeshjen që nga fillimi dhe siguroi qëndrimin në Ligën B, ndërsa Kosova do të rikthehet në Ligën C.
Ndeshja e parë e fazës “play-off” mes Türkiyes dhe Kosovës u luajt në Prishtinë më 24 tetor, ku kombëtarja turke arriti të mposht kombëtaren kosovare me rezultat 0-4.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë























