| Albanian
RAJONI
1 minuta leximi
Presidenti i Shqipërisë, Begaj: Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj
Gjithsej 45 civilë shqiptarë u vranë dhe u masakruan më 15 janar 1999 në Reçak, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në vendndodhje të ndryshme përreth fshatit.
Presidenti i Shqipërisë, Begaj: Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj
Presidenti i Shqipërisë, Begaj: Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj / AA
15 Janar 2026

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar nëpërmjet një mesazhi masakrën e Reçakut në Kosovë.

“Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar:

“Denoncimi i saj 27 vite më parë nga ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë. Ndërgjegjësimi çoi në Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës që sot e gëzojmë bashkërisht”.

Duke theksuar se kjo masakër nuk mund të harrohet, Begaj vlerësoi: “Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderi martirëve! Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!”.

Gjithsej 45 civilë shqiptarë u vranë dhe u masakruan më 15 janar 1999 në Reçak, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në vendndodhje të ndryshme përreth fshatit.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
MPJD-ja kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të Mitehat Llozhanit në Serbi
Kryeparlamentari Gashi vazhdon vizitën në ShBA, në fokus "rajoni dhe partneriteti transatlantik"
Komisari i BE-së Çështjet e Brendshme dhe Migracionin në Shqipëri, takon ministren Koçiu
Tri vjet nga “katastrofa e shekullit”: Ballkani u solidarizua me Türkiyen
Presidenti i Serbisë paralajmëron vizitë në Türkiye
Spiropali: Zgjerimi i BE-së duhet të funksionojë si një instrument sigurie
Nisin lojërat Olimpike Dimërore në Milano, Shqipëria përfaqësohet me katër, Kosova me dy skiatorë
Peleshi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Presidentit Mohamed bin Zayed dhe Emirateve
Vijon masa e ndalimit të qarkullimit të monopatinave në Shqipëri
Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar
Presidentja Osmani takon në Dubai kryeministren e Mozambikut, Maria Benvinda Levy
Kosovë, pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it mbajnë ushtrim të përbashkët
Shqipëri, shënohet Dita Botërore e Zgjedhjeve
Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit
Kroacia vendos mësimin e detyrueshëm të gjuhës për punëtorët e huaj
Papa Leoni takohet me kryeministrin Rama
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut diskuton thellimin e partneritetit strategjik me ShBA-në
Agim Ademi rizgjidhet president i Federatës së Futbollit në Kosovë edhe për një mandat
Shqipëria vendos heqjen e masave për ndalimin e platformës TikTok