| Albanian
RAJONI
2 minuta leximi
Gjykata shtyn seancën ndaj Erion Veliajt për shkak të bojkotit të avokatëve
Seanca paraprake për kalimin e çështjes ndaj Veliajt në gjykim apo jo ishte planifikuar të mbahej sot, ndërkohë është shtyrë për datë 21 tetor.
Gjykata shtyn seancën ndaj Erion Veliajt për shkak të bojkotit të avokatëve
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj / TRT Balkan

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim. 

Seanca paraprake për kalimin e çështjes ndaj Veliajt në gjykim apo jo ishte planifikuar të mbahej sot, ndërkohë është shtyrë për datë 21 tetor.

GjKKO konfirmoi për Anadolu se seanca gjyqësore është shtyrë për shkak se nuk u paraqitën avokatët sepse vazhdojnë bojkotin.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi që të bojkotojë proceset hetimore dhe gjyqësor për datat 9 dhe 10 tetor, pas vrasjes disa ditë më parë të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Arrestimi dhe shkarkimi i kryebashkiakut Veliaj

Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë, ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, është vendosur masa "ndalim i daljes jashtë shtetit" dhe "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", e dyshuar për disa vepra penale.

Më 23 shtator, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektvendimin për "propozimin për shkarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj", me argumentin se "kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur për shkak të procesit penal ndaj tij".

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi të shkarkojë Veliajn nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Më 29 shtator, avokatët e Veliajt konfirmuan se vendimi për shkarkimin është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Më 9 shtator Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar dekretin e presidenti Bajram Begaj për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë, ndërsa do të mbajë seancë për ankimin më më 31 tetor.

Veliaj ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Shqipëri, disa vatra zjarri ende aktive
Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit
Shqipëria vijon operacionet kundër zjarreve në disa zona
Haxhiu pret në takim shefin e ri të BE-së në Kosovë Dirk Schuebel
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mbahet më 9 shtator
Mucunski viziton Ukrainën, rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial
Kroaci: Dhjetë raste me virusin e Nilit Perëndimor
Komisionerja e BE-së e anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i kriminelit të dënuar Mlladiq
KFOR-i Turk hap kënd lojërash për fëmijët në Kosovë
Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj 35 personave në lagjen e Jasharëve në Prekaz
Ministri Hoxha: Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të pranimit në BE
Aeroporti i Tiranës kryeson në rajon me 6 milionë pasagjerë në 6 muaj
Ministri Hoxha takohet në Dublin me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos
Serbia merr trupin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, pritet të mbërrijë sot në Beograd
Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori "goditje të rëndë" por nuk është zhvlerësuar
Hoxha-Ibrahimoviq: Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal
Kurti nuk heq dorë nga marrëveshja me LDK-në për Sejdiun president: Kemi 74 vota
Plenkoviq: Glorifikimi i Mlladiqit është i papranueshëm, Serbia largohet nga Evropa
Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë të dorëhequr në vitin 2022
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Shqipërisë, Evis Sala, njofton dorëheqjen