| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan: Türkiye mbështet Kosovën në sigurimin e "vendit që i takon" në komunitetin ndërkombëtar
Takimi Erdoğan-Kurti me dyer të mbyllura në Shtëpinë Turke, ose Turkevi, u zhvillua në margjinat e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Erdoğan: Türkiye mbështet Kosovën në sigurimin e "vendit që i takon" në komunitetin ndërkombëtar
Erdoğan: Türkiye mbështet Kosovën në sigurimin e "vendit që i takon" në komunitetin ndërkombëtar

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të hënën priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork, ku diskutuan për një sërë çështjesh.

Takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë Turke, ose Turkevi, u zhvillua në margjinat e mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Një takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Türkiyes dhe Kosovës, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

Sipas deklaratës, Erdoğan ka thënë se Türkiye do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për rritjen e tregtisë dypalëshe në një nivel në përputhje me potencialin e dy vendeve.

Ai ka thënë gjithashtu se Ankaraja do të punojë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kosovën në fushën e sigurisë dhe industrisë së mbrojtjes.

Erdoğan i ka thënë Kurtit se Türkiye do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për të siguruar “vendin e saj të merituar” në komunitetin ndërkombëtar dhe se Ankaraja mbështet gjithashtu dialogun mes vendeve të Ballkanit.

Gjatë takimit, presidenti e ka ftuar Kurtin të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të COP31, të cilin Türkiye pritet ta organizojë në nëntor në Antalya.

Türkiye dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore të bazuara në historinë e tyre të përbashkët. Ankaraja e njohu Kosovën më 18 shkurt 2008, ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë së saj.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë