NATO-ja dënon shënjestrimin e Türkiyes nga Irani, premton parandalim në të gjitha dimensionet
“Qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes mbetet i fuqishëm në të gjitha dimensionet, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe kundërraketore”.
NATO-ja të mërkurën dënoi shënjestrimin e Türkiyes nga Irani dhe rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur për të gjithë anëtarët e aleancës, tha një zëdhënëse për Anadolu.
“Ne dënojmë shënjestrimin e Türkiyes nga Irani. NATO-ja qëndron fuqishëm me të gjithë aleatët, përfshirë Türkiyen, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin”, tha zëdhënësja.
“Qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes mbetet i fortë në të gjitha dimensionet, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore dhe kundërraketore”, shtoi ajo.
Më herët, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se një municion balistik i lëshuar nga Irani në drejtim të hapësirës ajrore turke u kap dhe u neutralizua nga njësitë e mbrojtjes ajrore dhe kundërraketore të NATO-s në Mesdheun Lindor.
Ministria bëri të ditur në platformën turke të mediave sociale NSosyal se projektili, i zbuluar pasi kishte kaluar përmes Irakut dhe Sirisë, u angazhua me sukses nga sistemet e mbrojtjes ajrore.