Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti sot në Tiranë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.
Rama theksoi në një postim në rrjetet sociale se në takim u fol për lidhjen e ngushtë mes dy vendeve, si dhe partneritetin strategjik mes dy shteteve.
TË REKOMANDUARA
“Folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët”, shkroi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se në takim u bisedua edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës.























