| Albanian
BIZNES & TEKNOLOGJI
2 minuta leximi
OBT-ja: Inteligjenca artificiale pritet të rrisë tregtinë globale me 37 për qind
Raporti tha se aplikacionet e inteligjencës artificiale kontribuojnë në produktivitet në ekonomi, duke i mundësuar më shumë kompanive të përmbushin rregulloret komplekse.
OBT-ja: Inteligjenca artificiale pritet të rrisë tregtinë globale me 37 për qind
OBT-ja: Inteligjenca artificiale pritet të rrisë tregtinë globale me 37 për qind / AP

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), inteligjenca artificiale pritet ta rrisë vlerën e tregtisë dhe shërbimeve globale me 37 për qind deri në vitin 2040, teksa vendet e varfra e mbyllin hendekun teknologjik me përparime të shpejta.

Raporti, i titulluar “Raporti Botëror i Tregtisë 2025: Si ta bëjmë tregtinë dhe inteligjencën artificiale të punojnë së bashku në dobi të të gjithëve”, tha se aplikacionet e inteligjencës artificiale kontribuojnë në produktivitet në ekonomi, duke i mundësuar më shumë kompanive të përmbushin rregulloret komplekse.

Raporti gjithashtu tha se ndikimi më i rëndësishëm i inteligjencës artificiale do të shihet në industrinë e shërbimeve digjitale.

“Mallrat që mundësojnë inteligjencën artificiale, siç janë gjysmëpërçuesit dhe inputet e ndërmjetme”, tha raporti, luajnë një rol kyç në tregtinë globale, pasi vëllimi i tregtisë së këtyre produkteve arriti në 2,3 trilionë dollarë në vitin 2023.

Megjithatë, OBT-ja paralajmëroi se pa investime të synuara dhe politika gjithëpërfshirëse, inteligjenca artificiale mund të thellojë përçarjet ekzistuese dhe rritja prej mbi 37 për qind në tregtinë globale mund të mos arrihet deri në vitin 2040.

“Megjithatë, efektet e zhvillimit dhe vendosjes së inteligjencës artificiale po ngrenë shqetësime se shumë punëtorë dhe madje edhe ekonomi të tëra, mund të lihen pas”, tha në raport drejtoresha e përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala.

Sipas raportit të OBT-së, infrastruktura digjitale, teknologjia dhe fuqia punëtore e kualifikuar janë aktualisht të përqendruara në disa vende me të ardhura të larta, ndërsa investimet në arsim janë të nevojshme për të parandaluar pabarazitë.

“Inteligjenca artificiale ka potencial të madh për të ulur kostot tregtare dhe për të rritur produktivitetin, si dhe për të krijuar rrugë të reja për prodhimin dhe eksportet e shërbimeve”, tha ajo.

“Megjithatë, sot, qasja në teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe kapaciteti për të marrë pjesë në tregtinë digjitale mbeten shumë të pabarabarta, veçanërisht për shumë ekonomi me të ardhura të ulëta. Pa përgjigje proaktive të politikave dhe bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, inteligjenca artificiale mund të thellojë pabarazitë në vend që t'i zvogëlojë ato.”


Eksploro
Pentagoni zbulon se Grok është përdorur në luftën me Iranin
Kryeministri i Malajzisë: Inteligjenca Artificiale nuk duhet të cenojë dinjitetin njerëzor
Autoriteti turk i konkurrencës nis hetim dhe vendos masa të përkohshme ndaj Meta-s
BE-ja i vendos gjobë 200 milionë euro platformës Temu për shitje produktesh ilegale dhe të pasigurta
Mbahet Forumi Itali-Kosovë për Agrobiznes, Kurti: Tregu kosovar i favorshëm për investime të reja
Zv/kancelari gjerman: Lufta me Iranin është kërcënim serioz për ekonominë globale
Rregulloret e rrjeteve sociale në Türkiye dhe standardet e dyfishta të mediave evropiane
Çfarë duhet të dini teksa fillon përballja ligjore mes Elon Musk dhe Sam Altman
Rrjeti social amerikan X përballet me ndërprerje globale
Studim: Chatbot-et e inteligjencës artificiale shpesh japin këshilla problematike për shëndetin
Tregu i pronave në Dubai bie mbi 30 për qind teksa lufta me Iranin trondit besimin e investitorëve
Artemis II përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës
OpenAI bën thirrje për reforma të gjera ekonomike mes transformimit të vrullshëm të IA-së
NASA: Ekuipazhi i Artemis II do të shohë pjesë të paeksploruara të Hënës gjatë kalimit pranë saj
Nën hijen e armëve digjitale: IA-ja nuk po shënjestron vetëm punën tuaj, por ekzistencën tuaj
NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë
Rusia lançon grupin e parë prej 16 satelitësh Rassvet si rival i Starlinkut
Banka Qendrore Evropiane: Lufta me Iranin mund ta shtyjë tronditjen energjetike në vitin 2027
Nafta Brent i tejkalon 100 dollarët pas tensioneve në Ngushticën e Hormuzit
ShBA-ja dhe Izraeli shqyrtojnë dërgimin e forcave speciale në Iran për uraniumin e pasuruar