Presidenti turk dhe kryeministri spanjoll diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Në një bisedë telefonike me Sanchez, Erdoğan tha se është e rëndësishme të “rigjallërohen negociatat” dhe që komuniteti ndërkombëtar t’i qaset më seriozisht angazhimit të fokusuar në paqe, bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve.

By
Presidenti turk dhe kryeministri spanjoll diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale / AA

Në një bisedë telefonike, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, informoi të martën Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

Drejtoria bëri të ditur në platformën turke të mediave sociale NSosyal se liderët trajtuan bashkëpunimin mes dy vendeve, ku Erdoğan tha se solidariteti mes Türkiyes dhe Spanjës, “veçanërisht në mbrojtje dhe në të gjitha fushat”, është mirëpritur nga popujt e tyre.

Ai shtoi se të dyja palët synojnë të avancojnë më tej marrëdhëniet.

Erdoğan gjithashtu komentoi mbi tensionet rajonale, duke thënë se Türkiye nuk miraton përpjekjet që synojnë “shkatërrimin total të Iranit,” ndërsa shprehu edhe shqetësim për qëndrimin e Iranit ndaj vendeve fqinje.

Ai tha se “çdokush me ndërgjegje duhet të përqafojë paqen dhe të fokusohet te diplomacia”.

Presidenti turk paralajmëroi se nëse veprimet e Izraelit në Gaza dhe në vende të tjera nuk ndalen, “rajoni do të vazhdojë të kërkojë paqen”.

Erdoğan theksoi gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Ai tha se është e rëndësishme të “rigjallërohen negociatat” dhe që komuniteti ndërkombëtar t’i qaset më seriozisht angazhimit të fokusuar në paqe.