Hakan Fidan: Gaza është pjesë e Palestinës, duhet të mbetet dhe të trajtohet si e tillë

“Hamasi i gatshëm për armëpushim të qëndrueshëm, Izraeli ta tregojë të njëjtin angazhim”, tha ministri i Jashtëm turk.

By
Hakan Fidan: Gaza është pjesë e Palestinës, duhet të mbetet dhe të trajtohet si e tillë / AA

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se grupi palestinez Hamas po tregon vullnetin e tij për të ndërmarrë hapa konstruktivë për të siguruar që armëpushimi aktual në Gaza të jetë i përhershëm dhe se Izraeli duhet të ketë të njëjtin mirëkuptim.

“Gaza është pjesë e Palestinës, duhet të mbetet e tillë dhe të trajtohet si e tillë”, tha Fidan gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty.

Lidhur me takimet e tij të së hënës në ShBA, ministri turk tha se vizita "na e dha mundësinë të paraqesim qëndrimin e Turqisë mbi çështjet kritike në Siri".