Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi se gjatë ditës së djeshme rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u paraqitën për ndihmë mjekësore në Spitalin Infektiv në QSUT me shqetësime për helmim nga ushqimi i konsumuar në ambientet e akademisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se të gjithë studentët kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.
TË REKOMANDUARA
Ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit, Policia e Tiranës informoi se janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Importimi, prodhimi dhe shitja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin”.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë




















