| Albanian
KULTURË
2 minuta leximi
Hapet edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës
Pjesë e panairit janë dhjetëra kompani nga sektorë të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë.
Hapet edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës
Hapet edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës / AA

Në Shqipëri është hapur Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, ku institucione dhe kompani nga vende të ndryshme do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në disa sektorë/

Ceremonia e hapjes së panairit është mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, të dhomave të biznesit dhe të organizatave të ndryshme.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes, e konsideroi rrënjësor transformimin e ekonomisë shqiptare në 31 vitet e fundit.

"Duket nga cilësia e bizneseve, madhësia e bizneseve dhe nga cilësia e produkteve që ato përfaqësojnë, nga cilësia e projekteve që ato prezantojnë. Keni arritur të sillni bashkë kompani të përfaqësuara në forma të ndryshme, të cilat mbulojnë një fushë shumë të gjerë, që nga prodhimi, ndërtimi, energjia dhe tek inovacioni", tha ajo, duke folur rreth panairit.

Ibrahimaj theksoi se koncepti që kanë sot është me prezantimin e vizionit të Shqipërisë 2030.

Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shqiptare, si dhe Luel Muhametaj, në emër të organizatorit të panairit.

Pjesë e panairit janë dhjetëra kompani nga sektorë të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, me fokus fushën e ndërtimit, energjisë, industrisë së rëndë dhe të lehtë dhe sektorë të tjerë.

Panairi organizohet nga zyra e Klik Ekspo Group and Tirana International Fair dhe do të vazhdojë deri më 8 nëntor.

Eksploro
Kosovë, filloi "Festivali i 25-të i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest"
Në minierën Karowe të Botsvanës zbulohet diamant i rrallë me peshë 1.305 karatë
Türkiye hap aplikimet për konkursin e filmave të shkurtër të krijuar me inteligjencë artificiale
Kujdestari i kulturës yörük në Malet Taurus: “Si mund ta braktisë dikush shtëpinë e të parëve?”
Turkish Airlines u ndan çmime fituesve të konkursit ndërshkollor të pikturës në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni e Veriut, Shkollat Maarif organizuan Lojërat Tradicionale Sportive të Evropës dhe Ballkanit
Varre historike nga epoka e Mbretërisë së Re të Egjiptit hapen për vizitorët në Luxor
Shkup, organizohet aktivitet për 19 Majin, Ditën e Përkujtimit të Ataturkut, Rinisë dhe Sportit
Filmi bashkëprodhim i TRT-së “Aroma e së Kaluarës” po numëron ditët për premierë
Filmi "Aroma e së Kaluarës", me histori dashurie nga Maqedonia e Veriut, do të shfaqet në Türkiye
Shqipëri: Qyteti i Delvinës shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Si sulmet amerikano-izraelite po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të Iranit
Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra myslimanë luten në Qabe nën shi
Xhamia nga periudha andaluziane mbetet simbol kulturor në Spanjën rurale
Qindra regjisorë mbështesin drejtoren e Festivalit të Berlinit pas debatit për flamurin palestinez
Vullnetarët e Gazës shpëtojnë dorëshkrime të rralla nga Xhamia e Madhe Omari
Mahyat, identitet i Istanbulit në Ramazan
Mveti, instrumenti i lashtë nga Afrika Qendrore që kombinon mitologjinë dhe muzikën
Shkodër, mbahet aktivitet për prezantimin e arteve tradicionale turke
Fshatrat boshnjake në Kosovë ruajnë traditën shekullore të "grimimit të nuses"