| Albanian
BIZNES & TEKNOLOGJI
2 minuta leximi
Japonia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje 27-vjeçare për 3 milionë tonë LNG në vit
Marrëveshja është nënshkruar midis kompanisë japoneze JERA dhe kompanisë shtetërore të Dohas, QatarEnergy.
Japonia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje 27-vjeçare për 3 milionë tonë LNG në vit
Japonia dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje 27-vjeçare për 3 milionë tonë LNG në vit / AA
14 Shkurt 2026

Kompani të Japonisë dhe Katarit kanë nënshkruar një marrëveshje 27-vjeçare për furnizim me 3 milionë tonë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në vit, duke nisur nga viti 2028, transmeton Anadolu.

Marrëveshja u nënshkrua mes kompanisë së madhe japoneze të energjisë JERA dhe kompanisë shtetërore të Dohas, QatarEnergy.

“JERA mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një portofol të qëndrueshëm dhe të balancuar të furnizimit me LNG, duke u furnizuar nga Lindja e Mesme, Azia-Paqësori, Shtetet e Bashkuara dhe rajone të tjera”, tha kompania.

JERA është një nga blerësit më të mëdhenj të LNG-së në botë.

Prodhimi i energjisë termike me LNG mbetet një pjesë kyç e miksit energjetik të Japonisë, edhe pse Tokio po zgjeron burimet bërthamore dhe të rinovueshme.

Sipas planit më të fundit energjetik, pesha e energjisë termike pritet të bjerë në 30–40 për qind deri në vitin fiskal 2040, nga 68,6 për qind sa ishte në vitin fiskal 2023.

Japonia importoi 66,15 milionë tonë LNG në vitin 2023, nga të cilat 4,4 për qind nga Katari. Furnizuesi më i madh ishte Australia me 41,6 për qind, e ndjekur nga Malajzia me 15,6 për qind

Veçmas, Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me JERA-n dhe QatarEnergy-n, që i mundëson Tokios të kërkojë furnizime shtesë me LNG gjatë fatkeqësive natyrore ose emergjencave të tjera të sigurisë energjetike.


Eksploro
Nën hijen e armëve digjitale: IA-ja nuk po shënjestron vetëm punën tuaj, por ekzistencën tuaj
NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë
Rusia lançon grupin e parë prej 16 satelitësh Rassvet si rival i Starlinkut
Banka Qendrore Evropiane: Lufta me Iranin mund ta shtyjë tronditjen energjetike në vitin 2027
Nafta Brent i tejkalon 100 dollarët pas tensioneve në Ngushticën e Hormuzit
ShBA-ja dhe Izraeli shqyrtojnë dërgimin e forcave speciale në Iran për uraniumin e pasuruar
Katari paralajmëron se eksportet e energjisë nga Gjiri mund të ndalen nëse lufta rajonale vazhdon
Evropianët bëjnë thirrje për një rrjet social publik në nivel të BE-së
Netflix tërhiqet nga gara për blerjen e Warner Bros, Paramount Skydance afër marrjes së kontrollit
Instagram do të njoftojë prindërit për kërkimet e adoleshentëve mbi vetëvrasje ose vetëlëndim
Gjykata e Moskës gjobit Telegramin dhe Google-n për shkelje të legjislacionit rus
Nestle do të shesë biznesin e akullores si pjesë e riorganizimit
Qentë robotë do të ndihmojnë policinë meksikane gjatë Kupës së Botës 2026
Mjetet hapësinore të Türkiyes nxisin rritjen e eksporteve të teknologjisë së lartë në vitin 2025
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike
SHBA-ja dhe Kina finalizojnë shitjen e TikTok-ut te një konsorcium amerikan
Blue Origin prezanton rrjetin global të internetit satelitor që do të konkurrojë me Starlink
Elon Musk e quajti "idiot", shefi ekzekutiv i Ryanair mirëpret investimet e miliarderit amerikan
Kompanitë gjermane e shohin Türkiyen si qendër strategjike prodhimi dhe furnizimi
Venezuela rikthen aksesin në X pas më shumë se një viti