11 Shtator 2025
Presidenti sirian Ahmed Al-Sharaa do të marrë pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në “Javën e nivelit të lartë”, që do të mbahet nga 22 deri më 30 shtator në Nju Jork.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Siriane Arabe (SANA), Al-Sharaa do të shoqërohet nga ministri i punëve të jashtme, Asaad Hassan al-Shaibani, dhe një delegacion i lartë diplomatik.
Kjo shënon pjesëmarrjen e parë të një presidenti sirian që nga viti 1967, dhe gjithashtu pjesëmarrjen e parë në "Javën e Nivelit të Lartë".
Të sugjeruara
Al-Sharaa dhe al-Shaibani pritet të marrin pjesë në një sërë takimesh dhe ngjarjesh, si edhe të zhvillojnë takime bilaterale me krerë shtetesh dhe delegacione pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë