| Albanian
Lajmet Blic | 6 janar 2025
00:00
00:0000:00
Bota
Lajmet Blic | 6 janar 2025
Këto janë lajmet blic në TRT Ballkan për ditën e martë, 6 janar.
6 Janar 2026

Shqipëri, vazhdojnë protestat antiqeveritare

Në Shqipëri, opozita vazhdon protestat antiqeveritare. Dje, Partia Demokratike (PD) organizoi protestën e radhës të quajtur “Foltore” para Kryeministrisë në Tiranë, kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se vendi nuk ka sovranitet kur, sipas tij, zgjedhjet kthehen në “farsë elektorale”, duke theksuar se beteja e opozitës do të ndalet vetëm me fitoren e saj.

Protesta u zhvillua pa tensione, me masa shtesë sigurie nga policia, ndërsa opozita ka paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në javët në vijim.

Gërvalla: Serbia nuk ka një politikë të jashtme ndryshe nga ajo e Moskës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se Serbia nuk ka politikë të jashtme të ndryshme nga ajo e Rusisë, duke theksuar se veprimet e Beogradit pasqyrojnë synimet e Moskës në Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha se askush nuk e kërcënon Serbinë dhe se rreziku real vjen nga lidershipi i saj, të cilin e akuzoi për mentalitet imperial dhe mungesë përkushtimi ndaj reformave evropiane.

Deklaratat e Gërvallës erdhën pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili foli për situatën në Kosovë dhe aleancën Kosovë–Shqipëri–Kroaci, duke theksuar se Serbia po përgatitet për mbrojtje.

Kryediplomati turk kritikon politikën e BE-së ndaj anëtarësimit të Türkiyes

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, kritikoi BE-në për pengesat politike ndaj anëtarësimit të plotë të Türkiyes, duke e cilësuar këtë si një mundësi historike të humbur për të dyja palët. Ai theksoi se Türkiye dhe BE plotësojnë njëra-tjetrën në aspektin strategjik, ekonomik dhe të sigurisë. Fidan kërkoi presion ndërkombëtar për ndihmë humanitare të mjaftueshme në Gaza, duke e quajtur situatën aktuale moralisht të papranueshme. Sa i përket luftës Rusi-Ukrainë, ai rikonfirmoi mbështetjen e Türkiyes për integritetin territorial të Ukrainës dhe zgjidhjen përmes dialogut. Ai shtoi se Türkiye mbetet aktori kryesor i aftë të ndërmjetësojë paqen mes palëve ndërluftuese.

Shpërthime dhe të shtëna me armë pranë pallatit presidencial në Venezuelë

Të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime u raportuan pranë pallatit presidencial Miraflores në Karakas, transmeton Anadolu. Pamje të paverifikuara në rrjete sociale tregojnë forca të armatosura dhe konvoje ushtarake që rrethojnë zonën, ndërsa qytetarët kërkojnë strehim.

Incidenti ngriti shqetësime për një grusht shteti të mundshëm, por raportet paraprake thonë se situata është nën kontroll dhe ndërtesat qeveritare janë evakuuar. Nuk ka raportime për viktima.

Ngjarja ndodhi disa orë pasi Delcy Rodriguez u betua si presidente e përkohshme, pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro nga forcat amerikane. ShBA-ja ka deklaruar se nuk është e përfshirë në incident.

Dhe kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN

Më shumë audio
Lajmet Blic | 17 Prill
Ngritja e industrisë turke të mbrojtjes
Cilat shtete posedojnë armë bërthamore?
A ndikon emri yt në fatin tënd?
ZOMBI I TELEFONIT
Xhamia e Hadumit, kurora e trashëgimisë osmane në zemër të Gjakovës
Trump coin
Pushteti i Emrave të Sëmundjeve: Racizmi dhe Stigma
Si ranë nga “froni” Tupperware, Kodak dhe Nokia?
Si një shef i ri po sfidon McDonald's dhe të tjerët – një recetë në një kohë.