| Albanian
Lajmet blic | 24 dhjetor 2025
00:00
00:0000:00
Bota
Lajmet blic | 24 dhjetor 2025
Këto janë lajmet blic në TRT Ballkan për ditën e mërkurë, 24 dhjetor.
24 Dhjetor 2025

Vazhdojnë përpjekjet e kërkimit në vendin ku u rrëzua avioni që transportonte shefin e ushtrisë libiane afër Ankarasë

Ekipet e kërkim-shpëtimit intensifikuan sot përpjekjet në vendin e rrëzimit të një avioni privat pranë kryeqytetit turk, Ankarasë, që mbante shefin e Shtabit të Ushtrisë Libiane, Mohammed al-Haddad dhe delegacionin e tij shoqërues. Të gjithë personat që ishin në bord humbën jetën pas rrëzimit të avionit.

Putini pret në takim ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Sirisë

Presidenti rus Vladimir Putin u takua të martën me ministrin e Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani dhe ministrin e Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra në Moskë, njoftoi Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA. Në takim u trajtuan një sërë çështjesh politike, ushtarake dhe ekonomike me interes të ndërsjellë, me një fokus të veçantë në bashkëpunimin strategjik në sektorët e industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes.

Kroacia dërgon ftesat e para për shërbim ushtarak

Kroacia do të dërgojë në fund të dhjetorit ftesat e para për qytetarët e rinj për kontrolle shëndetësore, në kuadër të rikthimit të shërbimit bazë ushtarak, për herë të parë pas 17 vitesh, njoftuan burime nga Ministria kroate e Mbrojtjes (MORH). MORH do të dërgojë më 29 dhe 30 dhjetor midis 1.200 dhe 1.300 ftesa. Kontrollet do të fillojnë në gjysmën e dytë të janarit në qendrat ushtarako-shëndetësore në Zagreb dhe Split, me transport të organizuar për kandidatët nga qytete të tjera.

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në të gjithë botën

Kreu i shtetit të Vatikanit, Papa Leoni bëri thirrje për armëpushim 24-orësh në të gjithë botën, veçanërisht në konfliktin Rusi-Ukrainë, për të festuar Krishtlindjet. Papa dje në mbrëmje iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të cilët e prisnin gjatë largimit nga rezidenca e tij në Castel Gandolfo, pranë Romës ku kalon pushimin e tij javor për t'u kthyer në Vatikan.

Dhe kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN

Më shumë audio
Lajmet Blic | 14 Prill
Ngritja e industrisë turke të mbrojtjes
Cilat shtete posedojnë armë bërthamore?
A ndikon emri yt në fatin tënd?
ZOMBI I TELEFONIT
Xhamia e Hadumit, kurora e trashëgimisë osmane në zemër të Gjakovës
Trump coin
Pushteti i Emrave të Sëmundjeve: Racizmi dhe Stigma
Si ranë nga “froni” Tupperware, Kodak dhe Nokia?
Si një shef i ri po sfidon McDonald's dhe të tjerët – një recetë në një kohë.