| Albanian
Lajmet Blic | 26 janar 2026
00:00
00:0000:00
Bota
Lajmet Blic | 26 janar 2026
Këto janë lajmet blic në TRT Ballkan për ditën e hënë 26 janar.

Policia e Kosovës gjen përsëri municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut ka sekuestruar për të dytën ditë radhazi armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Zveçan.

Pas informacionit të pranuar, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur nëntë granata dore, 538 fishekë dhe tre karikatorë për armë automatike.

Në operacion është përfshirë edhe njësia EOD, e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.

Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të armëve.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka persona të arrestuar.

Türkiye dërgon 11 kamionë me ndihma në Ayn al-Arab të Sirisë

Autoriteti turk për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kizilay) dërguan sot 11 kamionë me ndihma humanitare në Ayn al-Arab (Kobani) të Sirisë, për të mbështetur civilët e prekur nga përleshjet e fundit.

Karvani i ndihmave u dërgua në bashkëpunim me qeverinë siriane dhe Qendrën e Koordinimit të Ndihmave të Halepit.

Ngarkesa përfshinte pesë kamionë me 50 tonë miell, një kamion të ngarkuar me batanije dhe pesë kamionë të tjerë me pelena për foshnja dhe furnizime ushqimore

Sekretari Rubio diskuton me kryeministrin e Irakut për transferimin e terroristëve të DAESh-it

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani zhvilluan një telefonatë për transferimin e terroristëve të ISIS-it në objekte të sigurta në Irak.

Rubio përgëzoi Qeverinë e Irakut për përshpejtimin e procesit pas paqëndrueshmërisë në verilindje të Sirisë.

Palët diskutuan edhe përpjekjet diplomatike për riatdhesimin e shtetasve të huaj dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Rubio theksoi se një qeveri e kontrolluar nga Irani nuk mund t’i shërbejë interesave të Irakut dhe stabilitetit rajonal.

Ndërkohë, CENTCOM ka nisur misionin për transferimin e qindra të burgosurve të DAESh-it nga Siria në Irak, me plane për deri në 7.000 persona.

Zelenskyy: Garancitë e sigurisë nga ShBA-ja për Ukrainën janë 100 për qind gati

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se dokumenti amerikan për garancitë e sigurisë për Ukrainën është 100 për qind gati dhe pritet vetëm data dhe vendi për nënshkrim.

Deklarata u bë pas takimit të parë trepalësh Ukrainë–Rusi–ShBA, të zhvilluar në Abu Dabi, ku u diskutua korniza e Uashingtonit, pa marrëveshje përfundimtare.

Zelenskyy tha se dokumenti do t’i dërgohet për ratifikim Kongresit amerikan dhe Parlamentit të Ukrainës.

Palët shprehën gatishmëri për dialog të mëtejshëm, ndërsa bisedime të reja priten sërish në Abu Dabi.

Ai theksoi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga integriteti territorial, pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për kompromis territorial.

Dhe kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN

Më shumë audio
Lajmet Blic | 30 Prill
Ngritja e industrisë turke të mbrojtjes
Cilat shtete posedojnë armë bërthamore?
A ndikon emri yt në fatin tënd?
ZOMBI I TELEFONIT
Xhamia e Hadumit, kurora e trashëgimisë osmane në zemër të Gjakovës
Trump coin
Pushteti i Emrave të Sëmundjeve: Racizmi dhe Stigma
Si ranë nga “froni” Tupperware, Kodak dhe Nokia?
Si një shef i ri po sfidon McDonald's dhe të tjerët – një recetë në një kohë.