| Albanian
Lajmet blic | 5 shkurt 2026
00:00
00:0000:00
Bota
Lajmet blic | 5 shkurt 2026
Këto janë lajmet blic në TRT Ballkan për ditën e enjte, 5 shkurt.
5 Shkurt 2026

Prokurorët italianë hetojnë një të dyshuar si “snajperist i fundjavës” në Sarajevë

Një ish-shofer kamioni, 80-vjeçar, përballet me akuza se ka vrarë civilë me snajper për “argëtim” gjatë luftës së viteve 1992–1995, në Bosnjë e Hercegovinë. 

Hetimi buron nga një kallëzim penal i paraqitur në shkurt 2025 nga gazetari dhe shkrimtari italian Ezio Gavazzeni, i cili dorëzoi dokumente dhe prova të lidhura me rrethimin.

Gaza pranon 54 trupa palestinezësh dhe 66 kuti me mbetje njerëzore, mbaheshin në paraburgim nga Izraeli

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka konfirmuar transferimin e 54 trupave palestinezësh dhe 66 kutive me mbetje njerëzore të liruara nga Izraeli përmes Kryqit të Kuq. Ministria informoi se proceset e ekzaminimit dhe dokumentimit janë duke u zhvilluar në koordinim me autoritetet përkatëse dhe komisionet e specializuara.

Familjet do të lejohen të identifikojnë trupat pasi të përfundojnë këto procedura, në përputhje me protokollet e përcaktuara.

Australia shmang thirrjet për arrestimin e presidentit izraelit gjatë vizitës së tij

Australia po përballet me presion në rritje lidhur me ftesën drejtuar presidentit izraelit Isaac Herzog, teksa një avokat i të drejtave të njeriut i lidhur me OKB-në bën thirrje për arrestimin e tij.

Qeveria e Australisë e anashkaloi thirrjen për arrestimin e presidentit izraelit, i cili pritet të  zhvillojë një vizitë katërditore, për t’u takuar me komunitetin hebre pas sulmit të 14 dhjetorit gjatë një festivali të Hanukës në Sidnej, ku u vranë 15 persona.

Në Holandë, dhjetë komuna u gjobitën për kryerjen e hulumtimeve mbi komunitetet myslimane

Autoriteti Holandez i Mbrojtjes së të Dhënave (AP) ka gjobitur dhjetë komuna me një total prej 250.000 eurosh për shkelje të ligjeve të privatësisë duke kryer kërkime mbi komunitetet myslimane pa dijeninë e tyre, raportoi të enjten transmetuesi NOS.

Fakti që komunat kishin porositur fshehurazi studime dhe kishin përpunuar dosje që përmbanin informacione të ndjeshme rreth banorëve myslimanë u zbulua në vitin 2021.

Dhe kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN

Më shumë audio
Lajmet Blic | 12 mars
Ngritja e industrisë turke të mbrojtjes
Cilat shtete posedojnë armë bërthamore?
A ndikon emri yt në fatin tënd?
ZOMBI I TELEFONIT
Xhamia e Hadumit, kurora e trashëgimisë osmane në zemër të Gjakovës
Trump coin
Pushteti i Emrave të Sëmundjeve: Racizmi dhe Stigma
Si ranë nga “froni” Tupperware, Kodak dhe Nokia?
Si një shef i ri po sfidon McDonald's dhe të tjerët – një recetë në një kohë.