| Albanian
Lajmet blic | 4 shkurt 2026
00:00
00:0000:00
Bota
Lajmet blic | 4 shkurt 2026
Këto janë lajmet blic në TRT Ballkan për ditën e mërkurë, 4 shkurt.
4 Shkurt 2026

Türkiye nënshkruan marrëveshje investimi prej dy miliardë dollarësh në energji me Arabinë Saudite

Türkiye dhe Arabia Saudite nënshkruan të martën një marrëveshje investimi në fushën e energjisë me vlerë rreth dy miliardë dollarë, që përfshin projekte të energjisë së erës dhe asaj diellore në Türkiye, njoftoi ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar.

Dy vendet synojnë që kompanitë saudite të ndërtojnë në Türkiye centrale diellore dhe të erës me kapacitet të përgjithshëm prej 5.000 megavatësh.

Përplasje fatale e një varke emigrantësh në ujrat grekë, të paktën 14 të vdekur

Të paktën 14 persona humbën jetën pasi një skaf që transportonte emigrantë u përplas me një anije patrullimi të Rojës Bregdetare Greke pranë ishullit të Kiosit, njoftuan autoritetet lokale të martën në mbrëmje.

Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje pranë plazhit Mirsinidi në Kios, ku ekipet e shpëtimit nxorën nga deti 14 trupa pas përplasjes, raportoi transmetuesi publik ERT, duke cituar Rojet Bregdetare Greke.

Macron: Franca po punon për të rifilluar dialogun me presidentin rus

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se po bëhen përgatitje për të rifilluar dialogun me presidentin rus Vladimir Putin, duke vënë në dukje megjithatë se Moska nuk po tregon një “vullnet të vërtetë” për të negociuar paqen me Ukrainën.

“Po përgatitet dhe, për këtë arsye, po zhvillohen diskutime në nivel teknik”, u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në verilindje të Francës, raportoi e përditshmja franceze Le Monde.

Vullkani Semeru në Indonezi shpërthen shtatë herë brenda tre orësh

Vullkani i malit Semeru në rajonin Java Lindore në Indonezi shpërtheu shtatë herë brenda tre orësh herët të mërkurën, duke lëshuar hi vullkanik deri në 800 metra mbi kulmin e tij.

Sipas raportimit nga agjencia shtetërore e lajmeve Antara, shpërthimi i parë ndodhi në orën 4:58 të mëngjesit, duke prodhuar një re të trashë hiri gri që lëvizte drejt verilindjes.

Kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN

Më shumë audio
Lajmet blic | 6 shkurt 2026
Ngritja e industrisë turke të mbrojtjes
Cilat shtete posedojnë armë bërthamore?
A ndikon emri yt në fatin tënd?
ZOMBI I TELEFONIT
Xhamia e Hadumit, kurora e trashëgimisë osmane në zemër të Gjakovës
Trump coin
Pushteti i Emrave të Sëmundjeve: Racizmi dhe Stigma
Si ranë nga “froni” Tupperware, Kodak dhe Nokia?
Si një shef i ri po sfidon McDonald's dhe të tjerët – një recetë në një kohë.