Në Shqipëri u mbajt protestë antiqeveritare, dhjetra të arrestuar
Në Shqipëri opozita vazhdon protestat antiqeveritare, ndërkohë të hënën pasdite është mbajtur një protestë kombëtare, e thirrur nga partia më e madhe e opozitës (PD), Partia Demokratike, e cila është shoqëruar edhe me incidente dhe tensione. Mijëra mbështetës të opozitës nga qytete të ndryshme të vendit kanë protestuar para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë. Sipas autoriteteve dhjetra proestues janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike
Siljanovska-Davkova dhe Spiropali: Integrimi i rajonit në BE pa vonesa
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka pritur në takim ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ku është theksuar se rajoni në tërësi pa vonesa të mëtejshme duhet të integrohet në Bashkimin Evropian (BE). Siç njofton kabineti i presidentes, Siljanovska-Davkova përshëndeti progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, duke theksuar se në kontekstin aktual gjeopolitik përparimi i çdo vendi ka efekt pozitiv mbi dinamikën rajonale të integrimit evropian.
Greqia, Administrata e Qipros Greke dhe Izraeli bien dakord të thellojnë bashkëpunimin ushtarak
Greqia, Administra e Qipros Greke dhe Izraeli kanë rënë dakord të thellojnë më tej bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë. Duke folur në një konferencë për media me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe liderin greko-qipriot, Nikos Christodoulides, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha xd ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje.
Kryediplomati sirian: Nuk shihet gatishmëri nga SDF-ja për integrimin
Ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani, ka deklaruar se ka pasur gatishmëri nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) në verilindje të Sirisë për t'u integruar në administratën qendrore të vendit në Damask. Në konferencën e përbashkët për media në Damask me homologun e tij turk, Hakan Fidan, al-Shaibani tha se “fatkeqësisht, nuk kemi parë asnjë gatishmëri nga SDF-ja", duke iu referuar integrimit të verilindjes, një marrëveshje për të cilën u nënshkrua më 10 mars.
Dhe kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN
