Myslimanët nëpër botë dhe rajon falin namazin e Kurban Bajramit |
Myslimanët në botë dhe në vendet e Ballkanit e pritën me gëzim dhe atmosferë festive Kurban Bajramin.Që në orët e hershme të mëngjesit, mijëra besimtarë myslimanë iu drejtuan xhamive dhe shesheve për të marrë pjesë në lutjet dhe namazin e një prej festave më të rëndësishme islame. |
Erdoğani uron festën e Kurban Bajramit |
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan uroi festën myslimane të Kurban Bajramit, e njohur edhe si Festa e Sakrificës.Në një mesazh urimi, Erdoğani e përshkroi Kurban Bajramin si një “bekim shpirtëror” dhe tha se shpreson që kjo festë të sjellë të mira për Türkiyen, kombin turk, botën islame dhe gjithë njerëzimin. |
BE-ja konfirmon progresin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit |
Shqipëria i ka përfunduar me sukses piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e Themeloreve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, u bë e ditur gjatë Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel. Edi Rama deklaroi se në Shqipëri janë çelur të gjithë kapitujt negociues brenda 11 muajve dhe se procesi ndodhet në një fazë të avancuar. Ai tha se vendi ka kaluar në një fazë ku negociatat përfaqësojnë “fillimin e fundit” dhe se përgjegjësia është rritur. |
Türkiye kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit në OKB për t’u përballur me konfliktet globale |
Përfaqësuesi i Türkiyes në OKB bëri thirrje për forcimin e multilateralizmit dhe reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke paralajmëruar se sfidat globale nuk mund të adresohen më në izolim.Duke iu referuar situatës aktuale globale, Yildiz tha se konfliktet janë “gjithnjë e më të zgjatura, shkatërruese dhe më të përhapura se në çdo periudhë të historisë sonë të afërt”, duke theksuar se institucionet e forta multilaterale janë thelbësore për rindërtimin e besimit mes shteteve.Sa i përket reformës së Këshillit të Sigurimit, Yildiz tha se Türkiye është “një mbështetëse e vendosur e një Këshilli të Sigurimit të reformuar, më transparent, më llogaridhënës, demokratik dhe efikas, i aftë për të adresuar siç duhet sfidat e sotme në mënyrë të sigurt”. |
Dhe kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN |

00:00
00:0000:00
Më shumë audio
Lajmet Blic | 27 maj
Këto janë lajmet blic në TRT Balkan për ditën e mërkurë, 27 maj.
Më shumë audio