| Albanian
Lajmet blic | 9 shkurt 2026
00:00
00:0000:00
Bota
Lajmet blic | 9 shkurt 2026
Këto janë lajmet blic në TRT Ballkan për ditën e hënë, 9 shkurt.
9 Shkurt 2026

Fillon procesi përmbyllës i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Fillon procesi përmbyllës i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, që do të zhvillohet nga sot deri më 18 shkurt në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Prokuroria, mbrojtja dhe të pandehurit do të paraqesin për herë të fundit parashtrimet e tyre. Në gjykim janë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët përballen me akuza që i kanë quajtur të pabazuara.

Ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori 2020, ndërsa gjykimi ka nisur më 3 prill 2023. Ky vit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e tyre.

Popullsia e Türkiyes në vitin 2025 tejkaloi 86 milionë banorë

Popullsia e Türkiyes në vitin 2025 arriti në 86.09 milionë banorë, me një rritje prej 427 mijë personash krahasuar me vitin e kaluar, sipas TurkStat. Meshkujt përbëjnë 50.02 për qind të popullsisë (43.06 milionë), ndërsa femrat 49.98 për qind (43.03 milionë).

Shkalla vjetore e rritjes shkoi në 5 për mijë, ndërsa 93.6 për qind e popullsisë jeton në zona urbane.

Istanbul mbetet qyteti më i populluar me 15.75 milionë banorë, ndërsa mosha mesatare e popullsisë u rrit në 34.9 vjeç.

Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese rritet në nëntë

Autoritetet libaneze njoftuan se numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese pesëkatëshe banimi në Tripoli, në veri të Libanit, është rritur në nëntë.

Ngjarja ndodhi në lagjen Bab al-Tabbaneh, ku ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet. Sipas Mbrojtjes Civile, 15 persona janë nxjerrë nga rrënojat, përfshirë gjashtë të mbijetuar, ndërsa tetë persona dyshohet se janë ende të bllokuar.

Autoritetet lokale raportojnë gjithashtu për disa të plagosur si pasojë e shembjes.

Ylli turk Alperen Şengün përzgjidhet në All-Star NBA 2026

Qendra turke e Houston Rockets, Alperen Şengün, është përzgjedhur për herë të dytë në All-Star NBA 2026, duke zëvendësuar të dëmtuarin Shai Gilgeous-Alexander në ekipin Team World. 23-vjeçari po kalon një sezon të fortë me mesatare 20.8 pikë, 9.4 kërcime dhe 6.3 asistime në 44 ndeshje.

Edicioni i 75-të i All-Star do të zhvillohet më 15 shkurt në Intuit Dome, Kaliforni, me një format mini-turneu mes ekipeve amerikane dhe ndërkombëtare.

Ndeshja pritet të mbledhë yjet më të mëdhenj të ligës

Jordania dënon masat e Izraelit që synojnë thellimin e kontrollit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar

Jordania ka dënuar ashpër masat e miratuara nga kabineti i sigurisë i Izraelit, të cilat synojnë thellimin e kontrollit izraelit mbi Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ministria e Jashtme e Jordanisë i cilësoi këto vendime si të paligjshme dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, duke theksuar se ato minojnë zgjidhjen me dy shtete dhe cenojnë të drejtën e palestinezëve për një shtet të pavarur.

Masat përfshijnë edhe ndryshime ligjore që forcojnë aktivitetin e vendbanimeve izraelite.

Jordania u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë për të ndalur përshkallëzimin dhe për të mbrojtur stabilitetin rajonal.

Dhe kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN

Më shumë audio
Lajmet Blic | 13 mars
Ngritja e industrisë turke të mbrojtjes
Cilat shtete posedojnë armë bërthamore?
A ndikon emri yt në fatin tënd?
ZOMBI I TELEFONIT
Xhamia e Hadumit, kurora e trashëgimisë osmane në zemër të Gjakovës
Trump coin
Pushteti i Emrave të Sëmundjeve: Racizmi dhe Stigma
Si ranë nga “froni” Tupperware, Kodak dhe Nokia?
Si një shef i ri po sfidon McDonald's dhe të tjerët – një recetë në një kohë.