| Albanian
Lajmet blic | 6 shkurt 2026
00:00
00:0000:00
Bota
Lajmet blic | 6 shkurt 2026
Këto janë lajmet blic në TRT Ballkan për ditën e premte, 6 shkurt.
6 Shkurt 2026

Türkiye shënon përvjetorin e tretë të tërmeteve të 2023-ës

Mëngjesin e kësaj të marte u orgnaizuan ngjarje të ndryshme në gjithë Türkiyen për të kujtuar 3-vjetorin e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit 2023 që goditi provincën e Kahramanmaraşit dhe 11 provinca të tjera.

Në shumë qytete, përfshirë Adıyaman, Kahramanmaraş, Malaty­a dhe Hatay, u organizuan lutje, u zhvilluan marshe e homazhe.

Familjarët përkujtuan të dashurit  etyre që humbën jetën gjatë tërmet. 11 provincat turke u goditën nga dy tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 në shkurt të vitit 2023. Ata morën jetën e të paktën 53.537 njerëzve

Netanyahu paralajmëron për “rritjen e kapaciteteve ushtarake” të Egjiptit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë egjiptiane dhe ka bërë thirrje për parandalimin e një “grumbullimi të tepruar” të fuqisë së saj ushtarake, transmeton Anadolu.

Sipas të e përditshmes Israel Hayom, Netanyahu i bëri këto komente gjatë një diskutimi me dyer të mbyllura në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Knessetit.

Ministri i Jashtëm i Iranit: Po hyjmë në bisedimet me ShBA-në "me mirëbesim"

Përpara bisedimeve me ShBA-në në Oman, ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi sot se Teherani po angazhohet në diplomaci “me mirëbesim”, duke theksuar se “angazhimet duhet të respektohen”, transmeton Anadolu.

“Irani hyn në diplomaci me sy hapur dhe me një kujtesë të qëndrueshme të vitit të kaluar. Ne angazhohemi me mirëbesim dhe qëndrojmë të palëkundur në të drejtat tona”, shkroi Abbas Araghchi në një postim në rrjetin social amerikan X.

Hillary Clinton kërkon seancë dëgjimore publike përpara dëshmisë në hetimin mbi Epsteinin

Ish-Sekretarja e Shtetit e ShBA-së, Hillary Clinton, i sfidoi republikanët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten që të zhvillojnë një seancë dëgjimore publike si pjesë e një hetimi për autorin e ndjerë të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein.

Kryeministri spanjoll: Shteti duhet të mbrojë fëmijët nga rrjetet sociale “toksike”

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha të enjten se fuqia e shtetit ekziston për të mbrojtur demokracitë "nga sulmet që ato vuajnë" dhe për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët nga "bota toksike dhe e pandëshkuar" që është bërë media sociale.

Dhe kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN

Më shumë audio
Lajmet Blic | 13 mars
Ngritja e industrisë turke të mbrojtjes
Cilat shtete posedojnë armë bërthamore?
A ndikon emri yt në fatin tënd?
ZOMBI I TELEFONIT
Xhamia e Hadumit, kurora e trashëgimisë osmane në zemër të Gjakovës
Trump coin
Pushteti i Emrave të Sëmundjeve: Racizmi dhe Stigma
Si ranë nga “froni” Tupperware, Kodak dhe Nokia?
Si një shef i ri po sfidon McDonald's dhe të tjerët – një recetë në një kohë.