| Albanian
Lajmet blic | 8 janar 2026
00:00
00:0000:00
Bota
Lajmet blic | 8 janar 2026
Këto janë lajmet blic në TRT Ballkan për ditën e enjte, 8 janar.

Aksioni policor në disa qytete të Kosovës, 40 persona në shënjestër të hetimeve

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren po zhvillojnë një aksion në disa qytete të Kosovës dhe cak janë mbi 40 persona të dyshuar.  “Mund të konfirmoj që jam në udhëheqje të aksionit i cili është duke vazhduar, target kemi mbi 40 persona dhe ka gjithpërfshirje në të  gjitha qytetet e Kosovës”,tha për Kosovapress kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Shqipëri, përmbytje në disa qytete

Shqipëria është përfshirë në ditët e fundit nga mot me reshje shiu dhe dëbore, ndërkohë në disa qytete janë shënuar përmbytje. Reshjet e dendura të shiut kanë vazhduar edhe gjatë natës dhe në orët e para të ditës së sotme, duke shkaktuar probleme në disa bashki të vendit. Situata më problematike me reshjet e shiut dhe përmbytjet është raportuar në qarqet Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër, ku janë përmbytur banesa, biznese dhe tokë bujqësore.

SDF-ja përshkallëzon sulmet në Halep të Sirisë

Grupi terrorist PKK/YPG, që vepron nën emrin SDF, ka granatuar lagje të banuara në Alepo, në veri të Sirisë, për të tretën ditë radhazi të enjten, raportuan mediat siriane. Televizioni Alikhbariyah njoftoi se forcat e SDF-së kanë shënjestruar zonën Lairamoun dhe rrethrrotullimin Shihan në Halep, duke përdorur zjarr mitralozi. Granatimet janë sulmi më i fundit i SDF-së në Halep, ku që nga e marta të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur.

Ambasadori i Türkiyes dhe senatoria amerikane diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

Ambasadori i Türkiyes në ShBA, Sedat Önal, zhvilloi të mërkurën një “takim produktiv” me senatoren Elissa Slotkin në Uashington, DC. “U diskutuan çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimi dypalësh mes Türkiye dhe ShBA-së, si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Turke në rrjetin social X. Önal dhe Slotkin po ashtu theksuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe koordinimit mes dy vendeve, shton njoftimi.

Dhe kjo është përmbledhja e lajmeve të përditshme nga TRT Balkan. Për më shumë na ndiqni në TRT BALKAN ALBANIAN

Më shumë audio
Lajmet Blic | 30 Prill
Ngritja e industrisë turke të mbrojtjes
Cilat shtete posedojnë armë bërthamore?
A ndikon emri yt në fatin tënd?
ZOMBI I TELEFONIT
Xhamia e Hadumit, kurora e trashëgimisë osmane në zemër të Gjakovës
Trump coin
Pushteti i Emrave të Sëmundjeve: Racizmi dhe Stigma
Si ranë nga “froni” Tupperware, Kodak dhe Nokia?
Si një shef i ri po sfidon McDonald's dhe të tjerët – një recetë në një kohë.