| Albanian
Përmbytje vdekjeprurëse në BeH
00:57
Bota
Përmbytje vdekjeprurëse në BeH
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë disa komuna në BeH gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut, ndërsa, sipas informacioneve të deritanishme, disa persona kanë humbur jetën. Situata më e rëndë është në Jabllanicë. Të gjitha resurset në dispozicion të autoriteteve, zjarrfikësve, ambulancave dhe ushtrisë janë në terren, ndërsa ushtria po punon për pastrimin e rrugës për në Jabllanicë nga Konjiqi. Lidhjet e rrugës, telefonit dhe internetit janë të ndërprera. Kujtojmë se mëngjesin e së premtes në orën 06:02 është regjistruar një tërmet në zonën e Jabllanicës. Magnituda ishte 2,9 gradë sipas shkallës Rihter.
Më shumë video
Mekaniku 11-vjeçar i mjeteve të rënda
Nga Gaza te rrjetet sociale: Fushata digjitale e Izraelit arrin në Kosovë
Lundruesi Erdal Lusho, nga Struga në Oqeanin Atlantik
Transportuesit në Ballkan kundër rregullave të reja të Shengenit, kufijtë nën bllokadë
Ivanka Trump sërish në Shqipëri!
Guidë në qytetin e nëndheshëm në Shqipëri
Maqedonia e Veriut prezanton ligj më të rreptë për duhanpirësit
Kush tjetër, përveç Shqipërisë, mori ftesë për “Bordin e Paqes” për Gazën?
Maskat veneciane: Një urë arti mes Shkodrës dhe Venecias
Pse Trumpi aq dëshpërimisht e dëshiron Grenlandën dhe me çfarë çmimi?