| Albanian
BOTA
2 minuta leximi
“E bënin për veten e tyre” - Trump: SDF/YPG-ja mori para nga ShBA për të luftuar në Siri
I pyetur për SDF-në e udhëhequr nga grupi terrorist YPG, e cila u përdor nga ShBA-ja në partneritetin kundër DAESh-it dhe që tani po e zvarrit zbatimin e marrëveshjes së 10 marsit, Trump tha se ata ishin “paguar me një sasi të jashtëzakonshme parash.
“E bënin për veten e tyre” - Trump: SDF/YPG-ja mori para nga ShBA për të luftuar në Siri
“E bënin për veten e tyre” - Trump: SDF/YPG-ja mori para nga ShBA për të luftuar në Siri / REUTERS
20 Janar 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetje për homologun e tij sirian, Ahmed al Sharaa, i cili nisi një ofensivë kundër aleatëve të dikurshëm të Uashingtonit, duke shtuar se milicitë SDF, të udhëhequra nga grupi terrorist YPG, janë paguar për të luftuar në Siri.

“Po punon shumë fort presidenti i Sirisë. Po punon shumë, shumë fort. Djalë i fortë, djalë i ashpër,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën, në një konferencë për shtyp.

“Një CV goxha e mirë. Por, nuk do të fusësh aty një djalë kori dhe ta kryesh punën,” shtoi ai.

I pyetur për SDF-në e udhëhequr nga grupi terrorist YPG, e cila u përdor nga ShBA-ja në partneritetin kundër DAESh-it dhe që tani po zvarrit zbatimin e marrëveshjes së 10 marsit, Trump tha se ata ishin “paguar me një sasi të jashtëzakonshme parash, nafte”.

“E bënin për veten e tyre. Më shumë sesa për ne,” shtoi ai.

Kjo vjen pasi i dërguari special i ShBA-së për Sirinë, Tom Barrack, deklaroi se roli i grupit terrorist YPG si “forca kryesore kundër DAESHh-it në terren” ka “skaduar në masë të madhe”, pasi Siria është gati të marrë përsipër përgjegjësitë e sigurisë.

“Historikisht, prania ushtarake e ShBA-së në verilindje të Sirisë u justifikua kryesisht si një partneritet kundër DAESh-it,” shkroi Barrack në X të martën, duke theksuar se nën regjimin e Bashar al Assadit nuk ekzistonte një qeveri qendrore funksionale.

Situata në Siri është “transformuar në mënyrë thelbësore” me bashkimin e Damaskut në Koalicionin Global për Mposhtjen e DAESh-it si anëtari i 90-të, në fund të vitit 2025, shkroi ai.

Damasku tani është “i gatshëm dhe i pozicionuar për t’i marrë përsipër përgjegjësitë e sigurisë”, përfshirë kontrollin e objekteve të paraburgimit dhe kampeve të DAESh-it, tha ai.

Ushtria siriane ka rimarrë javët e fundit zona të gjera në lindje dhe verilindje të Sirisë, pas shkeljeve të përsëritura nga YPG-ja të marrëveshjeve të nënshkruara me Damaskun pothuajse një vit më parë.

YPG-ja është dega siriane e PKK-së, e cila njihet si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.

BURIMI:TRT World