| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Türkiye dënon sulmet izraelite në Gaza dhe shkeljet e armëpushimit
Sulmet izraelite lanë të vrarë 37 palestinezë në pjesë të ndryshme të Gazës gjatë 24 orëve të fundit.
Türkiye dënon sulmet izraelite në Gaza dhe shkeljet e armëpushimit
Türkiye dënon sulmet izraelite në Gaza dhe shkeljet e armëpushimit / Reuters
1 Shkurt 2026

Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes dënoi të shtunën “fuqishëm” sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe shkeljet e armëpushimit, duke thënë se këto veprime rrezikojnë përpjekjet ndërkombëtare për rikthimin e qetësisë dhe stabilitetit në territor.

Në një deklaratë të publikuar në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, ministria tha se “dënon fuqishëm sulmet e kryera sot nga Izraeli kundër Rripit të Gazës dhe shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit”.

Ajo theksoi se sulmet ndodhin në një kohë kur procesi i paqes në Gaza ka hyrë në një fazë të re dhe paralajmëroi se këto veprime rrezikojnë përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e qetësisë dhe stabilitetit në enklavë. Ministria shtoi se zhvillimet tregojnë edhe një herë se Izraeli “nuk dëshiron paqe në rajon”.

“Riafirmojmë se Izraeli duhet të detyrohet të respektojë të gjitha dispozitat e Planit të Paqes të miratuar me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mbi të gjitha ruajtjen e armëpushimit dhe lejimin pa pengesa të dërgimit të ndihmave humanitare në Gaza”, thuhet në deklaratë.

Ministria theksoi se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të përmbushë përgjegjësinë e tij për avancimin e procesit të paqes.

Veprimet izraelite kanë vrarë më shumë se 524 palestinezë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në fillim të tetorit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 37 palestinezë janë vrarë në sulme izraelite në zona të ndryshme të Gazës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë