| Albanian
TÜRKİYE
2 minuta leximi
Erdoğan: Türkiye po punon për paqen rajonale mes pasigurisë në rritje, nuk e braktis dot Ballkanin
Erdoğan theksoi angazhimin rajonal dhe përpjekjet turke për ta promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan, krahas nismave më të gjera diplomatike.
Erdoğan: Türkiye po punon për paqen rajonale mes pasigurisë në rritje, nuk e braktis dot Ballkanin
Erdoğan: Türkiye po punon për paqen rajonale mes pasigurisë në rritje, nuk e braktis dot Ballkanin / AA
11 orë më parë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Türkiye po punon për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajonin e saj dhe më gjerë, “në një kohë të rritjes së pasigurisë globale”, si dhe ka theksuar se Ankaraja “nuk e lë kurrë pas dore Ballkanin”.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin Vuçiq në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdoğan theksoi angazhimin rajonal dhe përpjekjet turke për ta promovuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan, krahas nismave më të gjera diplomatike.

“Në një kohë të rritjes së pasigurisë globale, Türkiye po punon për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajonin tonë dhe më gjerë dhe ne nuk e lëmë kurrë pas dore Ballkanin”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu theksoi forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

“Vëllimi i përgjithshëm tregtar i Türkiyes me Serbinë arriti në 3.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, derisa ne po ecim hap pas hapi drejt objektivit tonë prej 5 miliardë dollarësh”, tha Erdoğan.

Presidenti turk përmendi edhe zgjerimin e investimeve turke në Serbi.

“Nëse në vitin 2015 në Serbi operonin rreth 100 kompani me kapital turk, sot ky numër ka tejkaluar 1.500 dhe shuma totale e investimeve ka arritur në 300 milionë dollarë”, theksoi ai.

Ai gjithashtu theksoi forcimin e lidhjeve turistike midis dy kombeve.

“Sot, Turqia është destinacioni i dytë turistik për turistët serbë”, tha Erdogan, duke shtuar se qytetarët turq renditen të parët ndër vizitorët në Serbi.

Presidenti turk gjithashtu tha se do të vizitojë Serbinë, përkatësisht Beogradin dhe Novi Pazarin, në maj ose qershor të këtij viti.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
​​Türkiye dhe Nigeria të bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe çështjet afrikane
Kryediplomati turk: ShBA-ja dhe Irani po tregojnë fleksibilitet për marrëveshjen bërthamore
Kompania turke ULAQ forcon bashkëpunimin me kompaninë saudite SAMI për sistemet detare pa pilot
Kryediplomati turk takon homologun e tij të Katarit në Ankara
Presidenti Erdoğan priti Kryeministrin e Greqisë, Micotakis
Türkiye dërgon kamionë me ndihma dimërore në Gaza
Firma turke TITRA Technology prezanton sisteme pa pilot në panairin e Mbrojtjes në Arabinë Saudite
Erdoğan bën thirrje për unitet dhe paqe në Siri, paralajmëron kundër “kërkesave maksimaliste”
Delegacioni parlamentar turk zhvillon takime në Uashington
Presidenti turk emëron ministrat e rinj të drejtësisë dhe të brendshëm
Fidan diskuton çështje globale me kreun e OKB-së dhe homologun pakistanez
Baykar publikon dokumentar për trashëgiminë e pionierit vendor të UAV-ve të Türkiyes
Kompania turke Roketsan shfaq municionet "Eren" gjatë panairit në Arabinë Saudite
Ministri i Jashtëm turk thekson rëndësinë e vazhdimit të dialogut ShBA-Iran
Prezantohet kompania turke e teknologjisë Karel në Panairin Botëror të Mbrojtjes
Egjipti u bën thirrje investitorëve turq të zgjerojnë praninë në sektorin e turizmit
Popullsia e Türkiyes në vitin 2025 tejkaloi 86 milionë banorë
Türkiye dënon sulmin vdekjeprurës ndaj civilëve të zhvendosur në Sudan
Shkencëtarët turq arrijnë për herë të 10-të në bazën antarktike
Avioni turk mbërrin në bazën ajrore gjermane Wunstorf në kuadër të stërvitjeve ushtarake të NATO-s