| albanian
SOCIALE
3 minuta leximi
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik po e formëson të ardhmen e rajonit në fushën e shëndetësisë
IBU-ja theksoi se ekosistemi gjithëpërfshirës shëndetësor jo vetëm që e ngre cilësinë e arsimit, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore dhe përparimin e kërkimeve shkencore në rajon.
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik po e formëson të ardhmen e rajonit në fushën e shëndetësisë
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik po e formëson të ardhmen e rajonit në fushën e shëndetësisë
17 Korrik 2025

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), si një markë arsimore në rritje në Ballkan, vazhdon të prodhojë kuadro cilësore në fushën e shëndetësisë përmes investimeve të tij në sektorin shëndetësor, infrastrukturës moderne dhe programeve të fokusuara në trajnim praktik.

IBU-ja në një deklaratë me shkrim theksoi se ekosistemi gjithëpërfshirës shëndetësor, që shtrihet nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare deri te kompleksi "Balkan Laboratories", jo vetëm që e ngre cilësinë e arsimit, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin e shërbimeve shëndetësore dhe përparimin e kërkimeve shkencore në rajon.

Transformim digjital dhe mësim praktik në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

Fakulteti i Mjekësisë Dentare në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) po shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit universitar përmes përfshirjes së teknologjisë së avancuar dhe përvojës praktike që nga viti i parë i studimeve.

Universiteti theksoi se studentëve u ofrohet trajnim praktik në laboratorë simulimi digjital, duke përdorur sisteme CAD/CAM, printerë 3D dhe skanerë digjitalë të avancuar. Qëllimi i fakultetit është të diplomojë mjekë që zotërojnë jo vetëm aftësi teknike, por edhe vlera humane të thella.

Eksperiencë me pacientë real përmes "Balkan Dental Polyclinics"

Një element kyç i arsimit praktik në këtë fakultet është edhe "Balkan Dental Polyclinics", ku studentët punojnë me pacientë real nën mbikëqyrjen e profesorëve.

Këtu studentët kanë mundësinë të punojnë me pacientë realë, duke ofruar shërbime që variojnë nga stomatologjia parandaluese deri te trajtimet estetike.

Shkolla e Lartë Mjekësore dhe bashkëpunimi me Acıbadem

Shkolla e Lartë Mjekësore (Vocational Medical School) e IBU-së zhvillon programet për infermieri dhe akusheri në bashkëpunim me Universitetin Acıbadem në Turqi dhe spitalet Acıbadem Sistina.

Përmes Qendrës Moderne të Simulimit (Simulation Center) studentët përgatiten për jetën profesionale duke ushtruar qasje mjekësore të bazuara në dëshmi, në një ambient të sigurt dhe të kontrolluar.

"Balkan Laboratories", qendra për edukim dhe kërkim shkencor

Një tjetër aset i rëndësishëm i universitetit është kompleksi "Balkan Laboratories", që shtrihet në një hapësirë prej 1.700 metrash katrorë. Ai përfshin 13 laboratorë të specializuar, që variojnë nga biologjia molekulare dhe gjenetika deri te patologjia, anatomia dhe industria farmaceutike.

Studentët përfitojnë një përvojë të të mësuarit aktiv, të orientuar si drejt edukimit ashtu edhe drejt kërkimit shkencor. Me sallën e konferencave me kapacitet prej 150 vendesh, ky kompleks shërben gjithashtu si një qendër për ngjarje shkencore.

- Rektori i IBU-së: Misioni i universitetit, lider në prodhimin e dijes në fushën e shëndetësisë në Ballkan

Rektori i IBU-së, prof. dr. Lütfi Sunar, tha se edukimi është një fushë strategjike që jo vetëm përcakton cilësinë e jetës së individëve, por edhe kapacitetin zhvillimor të shteteve.

"Universiteti ynë ka për mision të jetë lider në formimin e burimeve njerëzore dhe prodhimin e dijes në fushën e shëndetësisë në Ballkan. Ne i edukojmë studentët tanë që të bëhen profesionistë të aftë, të mbështetur nga teknologji të avancuara, me vlera etike dhe të përgatitur për të konkurruar në nivel ndërkombëtar", theksoi Sunar.

Ai gjithashtu theksoi se përmes kompleksit "Balkan Laboratories" dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare, universiteti ofron "një ndërthurje të teorisë me praktikën, duke u mundësuar studentëve që pas diplomimit të hedhin hapa të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë". Këto investime, tha ai, njëkohësisht e forcojnë edhe ekosistemin shëndetësor në Ballkan.

Për vitin akademik 2025/2026, IBU-ja pranon aplikime online përmes faqes 'hello.ibu.edu.mk/apply'. Kandidatët që aplikojnë deri më 31 korrik 2025 përfitojnë 5 për qind zbritje për regjistrim të hershëm.

Për të gjithë ata që synojnë një fillim të fortë në fushën e shëndetësisë, IBU-ja spikat si një qendër që po e formëson të ardhmen e rajonit.



Eksploro
Pronarët e kafenesë në Londër nën presion, refuzojnë të heshtin në lidhje me Gazën
Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafes
Fosil 200-milionëvjeçar nga periudha Jurasike i zbuluar në veriperëndim të Indisë
Ekspozita e dytë e "Istanbul Photo Awards 2025" hapet në Istanbul
Dehidratimi në vapë ekstreme rrit rrezikun e gurëve në veshka
Prishtinë, fillon festivali treditor i artit të grafitit në mur
Çfarë duhet të dimë për virusin chikungunya tani që rastet po rriten?
Bota në “duart e plastikës”, paralajmërojnë ekspertët: Kërcënim serioz për shëndetin
Bizoni, mysafiri i pazakontë që tërhoqi vëmendjen e kosovarëve në rrjetet sociale
Kompania turke Karmod ndërton xhaminë e 5-të me strukturë çeliku në juglindje të Türkiyes
OBSh-ja paralajmëron se 1,6 milion njerëz sëmuren çdo ditë nga ushqimi i pasigurt
Gaza sot s’është gjë tjetër veçse një kamp përqendrimi nazist
Mohamed Salah në Liverpool deri në vitin 2027
Türkiye dhe vende nga rajoni i bashkohen fushatës së BE-së për sigurinë ushqimore "Safe2Eat"
Komuna e Prishtinës strehon 1 mijë qen endacakë, 4 mijë të tjerë enden akoma rrugëve
Studim, ndotja e ajrit mund ta dëmtojë shëndetin e trurit tek të moshuarit
Mjeku turk: Agjërimi rigjeneron qelizat dhe forcon imunitetin
Rriten incidentet raciste në Austri, mbi 1.600 raste të regjistruara në 2024
Kosova vendi i parë më i lumtur në rajon, ndërsa i 29-ti në botë
Lideri musliman gjerman: Sulmet ndaj xhamive dhe besimtarëve cenojnë Kushtetutën