Qindra persona u mblodhën sot në plazhin Somorrostro në Barcelonë, ku në një aksion solidariteti, u shpalos një kanavacë 1.000 metra katrorë me portretin e Hind Rajabit, vogëlushes palestineze të vrarë nga forcat izraelite në Gaza në vitin 2024.
Ngjarja synonte tërheqjen e vëmendjes për situatën e fëmijëve në Gaza dhe dënimin e ndikimit të konfliktit mbi popullsinë civile palestineze.
Pjesëmarrësit kontribuuan në vendosjen kolektive të kanavacës, e cila mbuloi një pjesë të konsiderueshme të plazhit.
Organizatorët thanë se ky aksion kishte për qëllim ta thyente heshtjen ndërkombëtare dhe ta rriste ndërgjegjësimin përmes një ndërhyrjeje simbolike dhe vizuale.
Ky aktivitet ishte pjesë e iniciativave më të gjera të solidaritetit që po zhvillohen në disa qytete evropiane për ta adresuar situatën humanitare në Gaza.























