| Albanian
LUFTA NË GAZA
3 minuta leximi
Shpallet komiteti teknokratik për tranzicionin në Gaza, Hakan Fidan në bordin ekzekutiv
Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) do të udhëhiqet nga Dr. Ali Sha’ath, ish-zëvendësministër palestinez në Autoritetin Palestinez.
Shpallet komiteti teknokratik për tranzicionin në Gaza, Hakan Fidan në bordin ekzekutiv
Shpallet komiteti teknokratik për tranzicionin në Gaza, Hakan Fidan në bordin ekzekutiv / TRT Balkan
17 Janar 2026

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e komitetit të ri “teknokratik” që do ta mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës, si pjesë e planit me 20 pika të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës gjenocidale të Izraelit në këtë territor.

Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) do të udhëhiqet nga Dr. Ali Sha’ath, ish-zëvendësministër palestinez në Autoritetin Palestinez, thuhet në një deklaratë.

Shtëpia e Bardhë e përshkroi Sha’athin si “një lider teknokratik gjerësisht të respektuar, i cili do ta mbikëqyrë rikthimin e shërbimeve publike, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza, duke hedhur bazat për qeverisje afatgjatë”.

Në deklaratë u njoftua gjithashtu krijimi i një Bordi Ekzekutiv për Gazën që do ta mbështesë qeverisjen dhe shërbimet, ku përfshihen ministri i Jashtëm i Türkiyes Hakan Fidan; i dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff; dhëndri i Trumpit, Jared Kushner; ish-kryeministri britanik Tony Blair; ministrja e Shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reem Al-Hashimy; diplomati veteran nga Katari Ali Al-Thawadi dhe shefi i inteligjencës egjiptiane Hassan Rashad, ndër të tjerë.

U njoftua gjithashtu një Bord Ekzekutiv themelues për të udhëhequr Bordin e Paqes, i kryesuar nga Trump. Anëtarët përfshijnë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Witkoffin, Kushnerin, Blairin, miliarderin Marc Rowan, kreun e Grupit të Bankës Botërore Ajay Banga dhe këshilltarin politik amerikan Robert Gabriel.

Njoftimi vjen pasi Witkoff deklaroi të mërkurën nisjen e fazës së dytë të planit të armëpushimit në Gaza, duke thënë se fokusi do të zhvendoset te çmilitarizimi, qeverisja teknokratike dhe rindërtimi.

Armëpushimi në Gaza hyri në fuqi në tetor. Faza e parë ndali luftën, lejoi një tërheqje të pjesshme izraelite, mundësoi shkëmbimin e pengjeve izraelite me qindra palestinezë të mbajtur në Izrael dhe mundësoi hyrje të kufizuar të ndihmave humanitare në Gaza, ndonëse marrëveshja kërkonte akses të plotë.

Faza e dytë parashikon tërheqjen e plotë izraelite, çarmatimin e Hamasit, vendosjen e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF) dhe krijimin e një komiteti palestinez “teknokratik” për të qeverisur përkohësisht Gazën.

Palestinezët kanë deklaruar se Izraeli ka shkelur vazhdimisht armëpushimin, i cili pasoi luftën që ka shkaktuar më shumë se 71 mijë viktima – kryesisht gra dhe fëmijë – dhe mbi 171 mijë të plagosur që nga tetori i vitit 2023.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, janë vrarë afro 450 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 1.200 të tjerë.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Eksploro
Forcat izraelite arrestojnë 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar
OKB-ja: Izraeli ka pezulluar lëvizjet humanitare drejt Gazës
Izraeli mbyll pikën kufitare të Rafahut, e izolon sërish Gazën nga bota
Katër palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, pavarësisht armëpushimit në Gaza
Raport: Mbi 65 mijë aktivistë hebrenj hynë në kompleksin Al-Aksa në vitin 2025
Rritet në 72.082 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Izraeli përgjegjës për dy të tretat e vrasjeve rekord të gazetarëve në vitin 2025
Vritet një palestinez në sulmin izraelit në Khan Younis, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit
Komisarja e BE-së kërkon zgjerimin e aksesit në Rafah për ta rritur ndihmën për Gazën
Gaza: Rritet në 72.073 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite
Banorët e Gazës kremtojnë Ramazanin pa qindra imamë të vrarë gjatë luftës izraelite
Ushtria izraelite ndalon 9 palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor
Kolonët e paligjshëm izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa në Kuds në ditën e pestë të Ramazanit
Komisioni palestinez: Izraeli pengon të burgosurit palestinezë të agjërojnë “në kohën e duhur”
Izraeli sulmon sërish Gazën, dy palestinezë të vrarë dhe pesë të plagosur
Dhjetëra izraelitë, përfshirë nënkryetarin e Knessetit izraelit, hynë në Gaza
Hamasi: Agresioni izraelit duhet të përfundojë para çdo diskutimi për të ardhmen e Gazës
FIFA: Në Gaza do të ndërtohen 50 fusha mini-futbolli dhe stadium kombëtar
Egjipti është i përkushtuar për të trajnuar policinë palestineze në Gaza
Vetëm një e treta e palestinezëve kaluan pikën kufitare Rafah që nga rihapja